‘Sytë’ kah BE dhe SHBA-të, eksperti i sigurisë zbardh prapaskenat: Ja kur mund t’i hiqen Kosovës sanksionet!

Politika

‘Sytë’ kah BE dhe SHBA-të, eksperti i sigurisë zbardh prapaskenat: Ja kur mund t’i hiqen Kosovës sanksionet!

Nga: A.M. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 22:01
Bota sot/ Ilustrim

Qeveria e Kosovës tashmë është duke bërë hapa konkret drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore

Mbajtja e zgjedhjeve po flitet si mundësi pas presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Gjithashtu, vlen të thkesojmë se është reduktuar edhe numri i forcave speciale në veri.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, foli eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Së pari, ai tha se vendimi për largimin i disa forcave speciale nga veriu, si dhe pranimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, janë në përputhje me kërkesat e ndërkombëtarëve.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht qeveria e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me faktorin ndërkombëtar, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dakorduar që në katër komunat veriore me shumicë serbe të organziohen zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo ishte kërkuar për deeskalimin e situatës së sigurisë nga faktori ndërkombëtar të cilët e kanë konstatuar se ishin pikërisht zgjedhjet e fundit të cilat kishin nxjerrë një rezultat ku kishim katër kryetarë nga komuniteti shqiptar dhe kishimi një rezstencë nga pala serbe të cilët mbështetur nga grupe kriminale, grupe të cilat janë mbështetur nga struktura të dyshimta të Serbisë dhe Rusisë me qëllim të eksalimit të situatës së sigurisë dhe e kanë eskaluar situatën e sigurisë.

Madje, kishin rrezikuar gazetarët, pjestarët e Policisë së Kosovës dhe pjestarët e KFOR-it, me që rast kemi pasur edhe lëndime, disa plagosje duke tentuar që KFOR-i, përkatësisht NATO të marrë situatën nën kontroll në momentin më kritik kur situata kishte eskaluar, mund të themi ishte në gjendje lufte”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Image
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Krahas kësaj, Elezi, vlerësoi se Qeveria e Kosovës po bënë hapa konkret për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku edhe ka filluar largimin e disa forcave speciale nga veriu.

Gjithashtu, ai përmendi edhe kërkesën e institucioneve tona për heqjen e sanksioneve, të cilat u vendosën nga BE javë më parë.

“Duke, tentuar fillimisht që situata të normalizohet, ishin bërë takime intezive mes faktorit ndërkombëtar dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ku kishim arritur që së fundmi të kemi një dakordësi për organizimin e zgjedhje. Fillimisht, Prishtina zyrtare ka filluar të bëjë hapa konkret duke larguar forcat special nga komunat veriore ku ishin vendosur kryetarët e komunave nga komuniteti shqiptar, ku po ashtu, tani duke u zotuar për organizimin e zgjedhjeve të lira.

Por, Prishtina zyrtare njëkohësisht ka kërkuar edhe largimin e sanksioneve për qeverinë e Kosovës, sanksione të cilat ishin vendosur për Kosovën për shkak të mos zbatimit të kërkesave të faktorit ndërkombëtarët për deeskalimin e situatës së sigurisë. Madje, ka dëme që iu kanë shkaktuar Kosovës dhe janë dëme të cilat vështirë të riparueshme, si përshembull, çështja e largimit të Kosovës nga ushtrimi fushor i NATO-s - “Defender 2023”, pastaj disa progrome të sigurisë ku do merrnin pjesë zyrtarë të lartë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe KFOR-it dhe çështje të tjera që kishin të bënin me veprime dhe sanksione financiare”, theksoi ai.

Tutje, eksperti i sigurisë, shtoi se ndërkombëtarët nuk po bëjnë veprime konkrete për largimin e sanksioneve, pasi po presin datën e shpalljes së zgjedhjeve të reja dhe zbatimin e marrëveshjes së Bratisllavës.

“Por, në fakt insitucionet ndërkombëtare, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë bërë veprime për të larguar këto sanksione, para se të binden se Prishtina zyrtare do të zbatojë, marrëveshjet që ka bërë, sidomos marrëveshja e kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesit evropian në Bratisllavë për të shkuar përpara me mundësinë që të kemi veprime konkrete për organizimin e zgjedhjeve.

Ne nuk besojmë që do ketë veprime nga faktori ndërkombëtarë për heqjen e sanksioneve para se Prishtina zyrtare, minimalisht të largojë kryetarët ose të gjejnë një formë për të krijuar situata juridike për organizimine zgjedhjeve. Si për shembull, dorëheqjet e kryetarëve apo një process tjetër, ku të njëjtit nuk do jenë në marrëdhënie juridike si krytarë komunash në atë zonë dhe të shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri”, nënvizoi Elezi.

Ndër të tjera, ai beson se në momentin që Kosova t’i plotësojë kërkesat e BE-së dhe SHBA-së, sanksionet do të largohen.

“Besoj që, në momentin që Prishtina zyrtare do të veprojë karshi këtyre kërkesave dhe do ketë veprime konkrete për organziimin e zgjedhjeve, siç janë largimi nga detyra i kryetarëve atje dhe shpallja e zgjedhjeve, atëherë besoj se do të kemi veprime konkrete për heqjen e sanksioneve ndaj Republikës së Kosovës, në të kundërtën do të kemi vazhdim të qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar për sanksionet. Madje, ndoshta do të kemi edhe sanksione shtesë në rast se Prishtina zyrtare dështon për të përmbushr zotimet që ka bërë para faktorit ndërkombëtar”, përfundoi Bedri Elezi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat