‘Shkelmat’ e Vuçiqit, vjen ‘goditja’ për BE-në - përmendet një lëvizje në dëm të Kosovës!

Politika

‘Shkelmat’ e Vuçiqit, vjen ‘goditja’ për BE-në - përmendet një lëvizje në dëm të Kosovës!

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2023 Në ora: 22:04
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Bazuar në vendimet dhe veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës mund të thuhet se kjo e fundit po bënë hapa konkret për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore.

Mbajtja e zgjedhjeve po flitet si mundësi pas presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, u raportua se ka një pajtim ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli në lidhje me këtë temë.

Së pari, ai përmendi ecurinë se si erdhi deri te dorëheqjet e kryetarëve serbë, ku tha se kjo ndodhi me direktiva të Vuçiqit.

Ndërsa, mbështeti shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore, në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Pse duhet të mbahen sot zgjedhje të reja në 4 komunat veriore me shumicë serbe, kur ato ishin duke funksionuar më herët si të tilla nën udhëheqjen e komunitetit serb si shumicë në këtë pjesë të vendit, por duke dëgjuar këshillat dhe urdhërat e Vuçiqit, u vetë shkarkuan kryetarët dhe zyrtarët e këtyre katër komunave, me një qëllim të vetëm për të tensionuar situatën në Kosovë, dhe për të nxitur konflikte ndëretnike në këtë vend, sikur edhe ndodhi me protestat e huliganeve serb të orkestruar dhe të porositur nga Beogradi.

Sot dyshimet dhe kritikat vijnë nga gjitha anët, mirëpo Kosova, i ka obligimet e veta kushtetuese, e cila duhet t’i zbatojë dhe realizojë ligjet e veta, që vendet e zbrazëta të kryetarëve në katër komunat veriore t’i plotësojë, me ç’rast presidentja e vendit z.Vjosa Osmani, por edhe me një akordim me bashkësinë ndërkombëtare shpalli zgjedhje të reja, të cilat u realizuan në bazë të votave të popullit dhe rezultatit të tyre, duke nxjerrë katër kryetar nga populli shumicë i shqiptarëve, meqenëse shumica e komunitetit serb në krye me Listën serbe, jo vetëm që i bojkotojnë këto zgjedhje, por edhe e kërcënojnë komunitetin e vet serb për të mos dalë në votime”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Preqi u shpreh se kryetarët shqiptarë i fituan me të drejt zgjedhjet e mbajtuar në veri, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve për këto palë zgjedhjesh.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Edhe bashkësia ndërkombëtare, poashtu edhe QUINT në Kosovë, në krye me SHBA-të, ishin të kyçur në këtë rrethana, të cilët i kishin versionet dhe bindjet e tyre, por që nuk ishin aq indifirent ndaj zgjedhjeve të tilla, sepse ishin ligjore dhe kushtetuese, por më vonë me reagimet e Vuçiqit dhe «shkelmat» e tij, si edhe reagimet e BE-së, duke i kundërshtuar zgjedhjet e tilla, dhe duke i konsideruar si të njëanshme, ndonse në këtë rast fituan katër shqiptarë në katër komuna.

Kryetarët shqiptarë në katër komunat veriore i plotësuan vendet e zbrazura, të cilët i filluan detyrat e tyre, por këta duhej edhe të mbroheshin nga policia e shtetit, poashtu edhe nga KFOR-i, sepse popullata serbe në bazë të urdhërave të Vuçiqit, e organizuar në formë proteste, jo vetëm të kundërshtojnë hyrjen e tyre në komuna, por në forma kërcënuese, me çrast i rrezikuan me jetë dhe plagosen dhjetëra ushtarë të KFOR-it, policë të Kosovës dhe gazetarë shqiptarë të këtij vendi”, nënvizoi opinionisti.

Në vazhdim, opinionisti i vlerësoi sanksionet e vendosura nga BE si të padrejta, të cilat do duhej t’i adresoheshin Serbisë.

Marrë parasysh situatën e krijuar, ai vlerëson se Kurti pranoi shpalljen e zgjedhjeve të reja më qëllim të qetësimit dhe ruajtjes së paqes.

“Sigurisht se kritikat e ndryshme, në veçanti nga BE-ja, ndaj qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, duhet të jenë të bazuara dhe realiste, sepse në një mënyrë po mbrohen dhe përligjen vetëm të drejtat e një shtet të pavarur dhe sovran, ndërsa BE-ja, duhet t’i pranojë pikat e veta të dobëta, dhe reagimi i saj i pa drejtë, duke e sanksionuar Kosovën, jo edhe Serbinë, e cila është shkaktare e gjitha këtyre situatave dhe tensioneve, atëherë ku është zëri i një populli dhe e drejta e tij, i cili po trajtohet në mënyrë të pa drejtë, duke e ndier vetën jo të barabartë në mes kombeve dhe vendeve të BE-së.

Prandaj, në këto rrethana të jashtëzakonshme, Kosovën dhe qeverinë e saj po e rrethojnë me presione  dhe detyrime, që të mbahen zgjedhje të tjera të reja, të cilat në një mënyrë nuk do ti kundërshtonte as qeveria e Kosovës, me çrast edhe kryeministri Kurti, ka deklaruar, se për shkak të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe për shtensionimin e situatës në veri, qeveria është duke bërë përgatitje për  zgjedhje të reja në katër komunat veriore, njëherazi duke u koordinuar edhe me BE-në, dhe SHBA-të, që përveç tjerash të ofrohet edhe një garanci ndaj tyre”, nënvizoi Preqi.

Më tej, ai beson se qeveria jonë ka synim shtensionimin e situatës në veri, andaj po zbaton kërkesat e ndërkombëtarëve.

Po ashtu, shtoi se BE nuk po e jep një imazh korrekt, kur ndëshkon viktimën me sanksione dhe jo agresorin.

“Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar që situata në veri të vendit të shtensionohet dhe të krijohet një klimë e përshtatshme për këto zgjedhje, e cila e dëshmoi edhe me marrëveshjen në Bratisllavë, poashtu edhe ulja e prezencës policore në këtë pjesë të vendit, sipas kërkesave ndërkombëtare, atëherë pse Kosova, vazhdon të mbetët akoma nën saksionet e BE-së, nga një qasje e gabuar e saj, duke e ndëshkuar Kosovën, pa të drejtë, vetëm se kjo po i zbatonte ligjet e saj kushtetuese, duke shtrirë sovranitetin e saj në tërë teritorin e vendit.

Si duket edhe bashkësia ndërkombëtare po ofron një lloj mbështetje ligjore e teknike për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, por nga ana tjetër nuk po tregon vullnet dhe nuk po jep një imazh të qartë dhe konkret që mund të ofrojë këto dy vende si të barabarta, kur e ndëshkon viktimën dhe jo agresorin, por e tërë kjo i ngjanë një inskenimi të veçantë, që ka një lëvizje rrotull, duke u përdorur Kosova, për qëllime të caktuara… të cilat janë dëshira që i konvenojnë Serbisë dhe politikës së Vuçiqit”, shpjegoi opinionsiti.

Ndër të tjera, Preqi kërkoi nga BE një qasje më serioze ndaj Kosovës, që nënkupton heqjen e sanksioneve, të cilat po i kushtojnë humbje shtetit tonë.

“Përndryshe BE-ja, duke parë përkushtimin dhe qëllimet e qeverisë së Kosovës, e cila për hir të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në këtë vend e bënë edhe të pamundurën, dhe BE-ja, duhet të tregohet më serioze në veprimet e saj, duke i hequr menjëherë saksionet ndaj Kosovës, dhe pa kushte, në mënyrë që proceset të zhvillohen dhe të marrin kahe pozitive në marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve dhe   duke ditur se një ndëshkim i tillë dhe i pa drejtë ndaj këtij vendi, po i kushton me humbje të mëdha, apo sikur përpjekjet e tilla për ta ndrydhur këtë vend në forma të tilla ndëshkuese, BE-ja, po i shmangët një realiteti objektiv, që në gjirin e vet po i ofron popujt pa anime politike dhe në mënyrë të barabartë”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat