Vjen parashikimi jo i mirë për Serbinë/ Ja me çfarë do të përballet shumë shpejt!

Politika

Vjen parashikimi jo i mirë për Serbinë/ Ja me çfarë do të përballet shumë shpejt!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 7 gusht 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Provokimet dhe deklaratat e vazhdueshme kërcënuese të Vuçiqit ndaj Kosovës po vazhdojnë të jenë prezente, njëkohësisht edhe heshtja e ndërkombëtarëve në këtë situatë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë. Kështu thotë avokati serb, Cedomir Stojkoviq.

Ai përgënjeshtron zërat se Vuçiq ulet në “dy karrige”, duke akuzuar të njëjtin se ulet vetëm në atë të Rusisë, për çka thotë se Perëndimi po e kupton çdo ditë e më shumë një gjë të tillë.

Stojkoviq beson se e gjithë kjo tendencë e Vuçiqit për të krijuar destabilitet ka për qëllim që të ruajë pushtetin në Beograd.

Stojkoviq flet edhe për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi dhe thirrjet e serbëve për të kthyer ushtrinë në Kosovë. Ai shprehet i pakënaqur me mënyrën se si bashkësia ndërkombëtare sillet me Serbinë, ndërkohë që ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sipas avokatit serb, një regjim i tillë antidemokratik si i Vuçiqit duhet të jetë nën sanksione të Perëndimit.

Mulliqi: Vuçiqi si zakonisht po shërbehet me retorikën e kërcënimit me luftë

 

Analisti politik

Image
Skëndër Mulliqi

në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Vuçiq nuk po i zbaton marrëveshjet e nënshkruara dhe se për këtë arsye Perëndimi duhet ta ndëshkoj.

Është shumë e vërtetë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, po krijon tensione në veri të Kosovës, për të mbajtur veten sa më gjatë në pushtet dhe që mos të ndodhë që të arrihet ndonjë marrveshje përfundimtare e paqes Kosovë –Serbi, siç e thotë edhe avokati serb, Qedomir Stojkoviq. Pikërisht për këtë punë edhe Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e zotuara dhe as marrëveshjen e fundit të Ohrit, të planit franko-gjerman.

Bota perëndimore nëse duan që vëretetë të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare në bisedimet Kosovë –Serbi, me deomos duhet të ndëshkojnë me masa të embargoës ekonomike Serbinë si tërësi dhe Vuçiqin si person, i cili sot po i mban frenat e një politike shizofrenike në rajon, dhe se ai është bartësi kryesor i krimit të organizuar në Serbi”, thekson ai.

Analisti përmendi edhe deklaratën për kthim të ushtrisë në Kosovë, e që sipas tij mund të jetë vetëm iluzion pasiqë NATO ka një bazë në vendin tonë.

Vuçiqi si zakonisht po shërbehet me retorikën e kërcënimit me luftë, por edhe gjoja të kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë. Kërcënime me luftë mund të bënë Vuçiqi çdo ditë, edhe siç po e bën më incidente të rënda, por tendenca apo deklarata e tij për kthim të ushtrisë në Kosovë, është iluzore dhe po e bën më shumë për konsum të brendshem, se nuk ka mundësi që vërtetë të intervenon ushtarakisht në Kosovë, kur dihet se këtu janë të instaluara krejt pasluftën forcat e NATO-së dhe natyrisht se janë edhe forcat tona policore dhe ushtarake. Por, edhe tjetra siç pohon edhe avokati serb, por siç e kam thënë shpesh edhe unë në shkrimet e mia, se nuk është e afert dita, që do të kemi normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me Vuçiqin në krye të pushtetit serbian”, foli Mulliqi për “Bota sot”.

Burjani: Ndaj Serbisë nuk do të ketë edhe për një kohë sanksione

Image
Blerim Burjani

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se tani për tani nuk do të ketë sanksione për Serbinë, mirëpo shumë shpejt do të ketë.

Sipas juristit Serbia dhe gjithmonë ka një rrugë të hapur për të bërë konflik.

Mund të ketë në fazat e mëvonshme, nëse Vuçiq nuk përfill marrëveshjen e Ohrit ose vazhdon me i kontriubu eskalimit të gjendjës në Kosovë, përderisa Perëndimi nuk ia bën të qartë se ai nuk mund të vendos në emër të serbëve dhe përderisa ai është pronar i serbëve të Kosovës nuk ka normalizim të raporteve të brendshme në Kosovë. Serbia nuk ka kushte të pamundshme të përmbush me marrëveshjen e Ohrit, kjo i bie që Serbia e ka derën hapur të paraqes jo stabilitet në rajon dhe gjithmonë ka një rrugë të hapur për të bërë konflik. Pasi që njohja reciproke nuk bëhet, gabimi trashanik më i madhë që ka bërë, pra marrëveshje e Ohrit që konfirmon konfliktin në vazhdimësi dhe nuk detyron palët të sillen njëri me tjetrin si shtet i pavarur”, u shpreh ai.

Më tej, Burjani tha që Serbia dëshiron luaj rol neutral në politikën e BE kundër Rusisë, Serbia dëshiron të mbetët aleat rus e hungarez në bllokun kundër BE-së.

Ndaj Serbisë nuk do të ketë edhe për një kohë sanksione, sepse e din që në sanksione ndaj saj nuk arrihet gjë, e ndaj Kosovës sigurt se po, ta detyrojnë për të themeluar asociacionin. Kosova do të bëhet pjesë e BE e NATO, përderisa Serbia dëshiron të bëhet anëtare e BE për përfitime ekonomike tjera gjëra aspak nuk i interesojnë. Serbia dëshiron luaj rol neutral në politikën e BE kundër Rusisë, Serbia dëshiron të mbetët aleat rus e hungarez në bllokun kundër BE-së”, nënvizoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat