Vjen ‘goditja’ për Vuçiqin: Ushtria serbe nuk mund të kthehet kurrë në Kosovë – ja thirrja për ndërkombëtarët!

Politika

Vjen ‘goditja’ për Vuçiqin: Ushtria serbe nuk mund të kthehet kurrë në Kosovë – ja thirrja për ndërkombëtarët!

Nga: A.M. Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:34
Aleksander Vuciq - Foto ilustrim

Serbia në vazhdimësi ka provokuar, shantazhuar e propaganduar në dëm të shqiptarëve të Kosovës.

Ndonëse, kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga përfundimi i luftës në vendin tonë, shteti serb nuk ka ndryshuar qëndrime, ku në vazhdimësi i ushqen me urrejte dhe kërcënime të ndryshme.

Jo rrallëherë kanë kërcënuar edhe me kthimin e ushtrisë serbe në Koosovë.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” tha se propaganda serbe dhe kërcënimet për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë janë trillme të politikës së çoroditur.

Sipas tij, në vendin tonë nuk do të ketë kurrë më armat serbe, pasi marrëveshja e Kumanovës nuk e lejon një gjë të tillë.

“Kthimi i ushtrisë së Serbisë në Kosovë, sikur të ndodhte një e papritur e një meteori që do të zbriste nga qielli dhe do të biente mbi kokat e njerëzimit të këtij vendi, kur bëhet fjalë për një ushtri fashizoide dhe gjenocidiale, e droguar dhe shtazarake, që vrau, masakroi e përdhunoi edhe fëmijët në djep, një ushtri e ndyer dhe e përndyer, e cila popullit shqiptar ia vrau krijesën më të dashur dhe më të çmuar të jetës.  

Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë, është më shumë se një ëndërr e trillimeve serbe, që sot flitet nga papagajt dhe propagandat e kësaj politike të çoroditur, sepse jo që Kosova, është ajo që ishte e pafuqishme të përballet me një ushtri të tillë fashiste, por për fat, se Marrëveshja e Kumanovës, me 1999, e cila u nënshkrua në prani të NATO-s, dhe armatës së Serbisë, që nuk do të ketë ushtri serbe dhe as armatë të rregullt «kurrë» më në Kosovë”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Preqi kërkoi një ndryshim të qasjes nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe verpimeve të saj.

Ai tha se shteti serb nuk e ka ndryshuar asnjëherë qasjen ndaj Kosovës, ku edhe pas 24 vite të pasluftës vazhdon me ide shantazhuese dhe propaganduese.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Një kompleksitet dhe ngarkim të Serbisë ish-fashiste dhe të tanishmes bezdisëse, nuk duhet ta mbajë në ndërgjegjen e vet bashkësia bdërkombëtare, apo si barrë të vetën dhe të merret sot një botë demokratike me të metat e saj, dhe si mund të paramendojmë të paktën se do të kemi një vizion të qartë mbi të ardhmen e popujve dhe jetën e tyre normale, gjegjësisht bota demokratike me tërë këtë bagazh që ka në dispozicionin e saj, do të ishte humbje e madhe ta pranojë vetën si shoqëri e denjë dhe demokratike, duke rënë në grackën e një brumi të rrethanave të tilla serbe.

Serbia edhe pas 24 viteve të pasluftës në Kosovë, është e njëjta Serbi, pa ndryshuar asnjë «milimetër» e cila fare nuk e ka ndërruar fytyrën dhe as kursin e saj ndaj Kosovës, me ide të njëjta urryese, propaganduese dhe shantazhuese, dhe a do të ishte rrugëdalje e qëlluar për të dalë nga kjo krizë, krijimi i situatave të tilla, që po e aranzhon dhe dirigjon sot Vuçiqi, përmes serbëve lokal dhe të tjerë në veri të këtij vendi edhe para syve të botës, duke i shdërruar në vegla politike dhe kriminale sa herë që i konvenon Vuçiqit, për ta destabilizuar Kosovën”, theksoi opinionisti.

Kësisoj, ai tha se duhet sqaruar disa dilema dhe çështje të caktuara për popullin shqiptar.

“Prandaj, duhet të sqarohen disa çështje dhe dilemma, popullit të Kosovës, por edhe Serbisë, lidhur me këtë problem qysh në fillim, që së pari nuk do i numëronim për mëkat popullit shqiptar të Kosovës dhe atyre që ku do jetojnë në trojet e botës, ndjenjën e dashurisë për liri, atdhe e demokraci, nuk do ia mohojë këtij populli asnjë ushtri serbe dhe asnjë forcë në këtë botë, duke sakrifikuar i madh e i vogël në mbrojtjen e çdo pëllëmbe të tokës së shenjtë dardane”, nënvizoi Preqi.

Ndër të tjera, opinionisti foli edhe për mbështetjen e madhe të Amerikës për popullin shqiptar dhe ndikimin e saj në historinë e shtetit tonë.

“Kosova dhe populli i saj shumicë shqiptare, do të ishte e mundur që ta merr edhe një përgjigje më adekuate dhe të dalë në këtë apo në atë masë e qartë, varësisht edhe nga ndriçimi i faktorëve dhe i rrethanave, për të cilat ka folur dhe do të fliste gjithmonë, se gjithnjë kemi parasysh një faktor të rëndësishëm në jetën dhe historinë tonë, se mik dhe kryemik të shqiptarëve kemi SHBA-të, dhe aleatët e saj, të cilët janë gjithherë të bashkuar në rrugëtimin tonë të mirë e të vështirë, por edhe të  unisuar plotësisht me qenien e këtij populli si një koshiencë e një norme të formuar në mënyrë të drejtë shoqërore”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat