Analisti nga Amerika vjen me thirrje urgjente - ka këtë kërkesë publike për ndërkombëtarët!

Politika

Analisti nga Amerika vjen me thirrje urgjente - ka këtë kërkesë publike për ndërkombëtarët!

Nga: M.Haziri Më: 28 gusht 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Dëbimi i shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

E në lidhje me këtë çështje ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se duhet të ndërmarrin Kosova në koordinim me ndërkombëtarët masa për kthimin e tyre në shtëpitë e tyre.

Sipas tij, pas luftës nuk u diskutua fare kjo çështje dhe se është koha qe tani kur veriu po përjeton ditët më të vështira të ekzistencës nën “sundimin” e Serbisë të hapet sinqerisht kjo çështje e kthimit të shqiptarëve në veri të dëbuar.

“Menjëhere pas luftës, popullata e dëbuar me dhunë gjatë luftës në Kosovë janë kthyer masovikisht nëpër shtëpitë e veta në mbarë Kosovën. Është interesant se askush nga liderët e Kosovës të pasluftës për këto 24 vjet pas çlirimit jo vetëm që nuk ndërmorën diçka për kthimin e shqiptarëve por as qe kanë guxuar të përmendin kthimin e tyre,sepe të gjithë ishin të shantazhuar nga Serbia. E dihet se në veri për këto 24 vite lulëzoi krimi i organizuar, kontrabanda dhe korrupsioni sepse konsiderohej nga liderët tanë si tokë e askujt ku ska as ligje .

Image
Binak Maxharraj

Është koha qe tani kur veriu po përjeton ditët më të vështira të ekzistencës nën “sundimin” e Serbisë të hapët sinqerishtë kjo çështje e kthimit të shqiptarëve në veri të dëbuar me dhunë me vrasje e krime. Albin Kurti i cili edhe e ka mandatin e popullit duhet të veproj menjëherë dhe shpejtë”, shprehet ai.

Profesori shtoi që duhet të jemi të qartë se kthimi i shqiptarëve në veri është i domososhëm dhe kjo duhet të iu bëhet në dijeni edhe ndërkombëtarëve sidomos BE/SHBA.

Duhet të ua bënë me dije ndërkombetarëve e ne veçanti mikut tonë Amerikës se duhet të angazhohet për kthimin e shqiptarëve nëpër shtëpitë e tyre në veri, sepse atje janë pronat e tyre, shtëpitë e tyre.

Pra, duhet të jemi të qartë se kthimi i shqiptarëve në veri është i domososhëm dhe kjo duhet të iu bëhet në dijeni edhe ndërkombëtarëve sidomos BE/SHBA që ndëmarrin menjëherë hapat e parë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat