Vjen një parashikim jo i mirë për Serbinë/ Ish-komandanti i UÇK-së zbardh prapaskenat: Ja çfarë mund të pritet pas dorëheqjes së policëve serbë!

Politika

Vjen një parashikim jo i mirë për Serbinë/ Ish-komandanti i UÇK-së zbardh prapaskenat: Ja çfarë mund të pritet pas dorëheqjes së policëve serbë!

Nga: M.Haziri Më: 28 gusht 2023 Në ora: 09:04
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Sërish kanë filluar dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, kësaj radhe dhanë dorëheqje disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Për këtë kanë shprehur shqetësimi Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), pasi thanë se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, beson se prapa dorëheqjeve të fundit të policëve serbë në veri qëndron “frikësimi nga regjimi aktual serb” dhe shton se Prishtina zyrtare duhet “t’i inkurajojë” të gjithë ata që vërtet duan të integrohen.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Ai tregon një kronologji të situatës së shqiptarëve në kohën e ish-Jugosllavisë, ku Shqipëria vitin 1997 shpërbëri ushtrinë e saj dhe Ministrinë e Mbrojtjes me prapavijë që të mundëson mobilizimin, trajnimin, armatosjen e pjestarëve të UÇK-së që të çlirojmë Kosovën.

Image
Hafir Hoxha

Serbët e Kosovës faktikisht por edhe logjikisht duhet të ndjekin politikën e Serbisë në këto rrethana .

Mos të harrojmë kur ne shqiptarët ishim pakic në kuadër të ish Jugosllavisë asaj kohe Shëipëria nuk ishte e hapur me asnjë shtet fqinjë por rregullisht është angazhuar dhe është munduar të kujdesën për shqiptarët jasht kufijëve të saj administrativ.

Pas rënies së sistemit kumunist në Shqipëri pas viteve të 90 ta ai kujdes ndaj shqiptarëve u aktivizua dhe u zhvillua deri në atë masë ku Shqipëria vitin 1997 shpërbëri ushtrinë e saj dhe Ministrinë e Mbrojtjes me prapavijë që të mundëson mobilizimin, trajnimin, armatosjen e pjestarëve të UÇK-së që të çlirojmë Kosovën me luftë të armatosur synim që edhe u realizua”, shpjegon ai.

Më tej, Hoxha thekson që krejt çka nuk ka arrit Jugosllavia dhe Serbia të bën me ne shqiptarët e Kosovës harron se Kosova do të ja arrinë me serbët e saj si pakic këtu .

Për shumëçka mundet shteti me detyru qytetarin e vet, por me e detyru që të don dhe respekton institucionetjera me simbole dhe ligje kunder shtetit të origjinës së tij është e pamundur . Krejt çka nuk ka arrit Jugosllavia dhe Serbia të bën me ne shqiptarët e Kosovës harron se Kosova do të ja arrinë me serbët e saj si pakic këtu”, potencon ish-komandanti i UÇK-së.

Nga ana tjetër, ai nënvizon që serbët e Kosovës nuk do të heqin dorë nga të qenurit serb.

“E si dhe a do të din organet tona shtetrore të Kosovës t’i kundëvihen kësaj politike serbe është vështirë me paragjuku , por një fakt është i njohur se serbët e Kosovës nuk do të heqin dorë nga të qenurit serb, nga simbolet dhe shtetësia e tyre e Serbisë edhe pse Kosova i ka larguar shqiptarëve të Kosovës flamurin, himnin dhe emërtimin si komb shqiptarë duke i zëvendësuar ato me të Kosovës , te reja , neutrale për t’i hjosh që edhe sërbët ta bëjnë një gjë të tillë që të hiqet nga ato serbe dhe t’i pranojnë këto të Kosovës”, përfundoi ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat