“Shpërthimi i një konflikti të ri”, deputeti ukrainas kritika Vuçiqit e Putinit – del në mbrojtje të Kosovës

Politika

“Shpërthimi i një konflikti të ri”, deputeti ukrainas kritika Vuçiqit e Putinit – del në mbrojtje të Kosovës

Nga: A.M. Më: 28 gusht 2023 Në ora: 10:54
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

Javë më parë, dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i dërguan një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Në mesin e nënshkruesve të kësaj letre ishte edhe deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

Goncharenko në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli për rëndësinë e kësaj letre.

Ai tha se kjo është një përpjekje për të parandaluar eskalimin e situatës në rajonin e Ballkanit, pasi që është në interest ë Putinit të shpërthejë edhe një konflikt i ri ne Evropë.

“Unë kam qenë një nga ata që kam firmosur letrën. Besoj se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në Ballkan. Sepse Rusia ka shumë nevojë për të. Ata janë si parazitë që duan të destabilizojnë gjithçka rreth tyre. Është e dobishme për Putinin që të ketë një tjetër konflikt në Evropë për të shkëputur vëmendjen nga ngjarjet në Ukrainë”, deklaroi deputeti ukrainas

Krahas kësaj, komentoi edhe ‘kërcënimin’ e Vuçiqit drejtuar Ukrainës, pas nënshkrimit të kësaj letre.

“Vuçiq na kërcënoi me përkeqësim të marrëdhënieve. Por a janë marrëdhëniet tona shumë të mira? Serbia nuk i është bashkuar ende sanksioneve anti-ruse. Kjo thotë shumë”, u shpreh Goncharenko për “Bota sot”.

Letra e nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komisioneve për marrëdhënie me jashtë dhe 56 deputetë kërkon diplomaci parandaluese, baraspeshë dhe mospërsëritje të gabimeve të së kaluarës, ndërsa thekson mungesën e trysnisë ndaj Serbisë pas tensioneve në veri të Kosovës.

Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat