Përmenden gabimet që Lajçak e Borrell bënë në dialogun Kosovë-Serbi, ja pse kërkohet largimi i tyre!

Politika

Përmenden gabimet që Lajçak e Borrell bënë në dialogun Kosovë-Serbi, ja pse kërkohet largimi i tyre!

Nga: M.Haziri Më: 28 gusht 2023 Në ora: 15:03
Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak

Një marrëveshje për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk është prezente.

Derisa takimet po vazhdojnë, bisedimet ende nuk kanë sjellë sinjale pozitive që në të ardhmen e afërt të kemi një marrëveshje.

I ashpër ndaj emisarëve ndërkombëtar është profesori Muhamet Kelmendi.

Ai per “Bota sot”, thotë që të dy emisarët janë nga dy vende që nuk e njohin Kosovën dhe të njejtit janë kundër pavarësisë së Kosovës.

BE-a ka gabuar kur në qendër të ndërmjetësimit ka vendosur z.Borrell, i cili vjen nga Spanja dhe vet si politikan dhe Spanja si shtet, gjithashtu janë kundër pavarësisë së Kosovës. Këtej vazhdoj gabimi tjeter, kur nga z. Borrell u lejua nga shtetet vendosëse të BE-së, që të merret si ndërmjetës z.Lajçak nga Sllovakia, që se njeh shtetin e Kosovës. As vet z.Lajçak nuk është për pavarësi. Është kundër pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, në cilindo takim mes Kosovës dhe Serbisë, njohja reciproke nuk kërkohet nga emisarët dhe kjo natyrisht ka të bëjë me njëanshëmërinë e emisarëve në këtë dialog.

“Takimet e shpeshta në Bruksel, në Beograd dhe në Prishtinë u bënë dhe bëhen për të treguar gjoja interesimin e madh të z Borrell-Lajçak për dialog. E në fakt, të dytë janë për mos zgjidhjen e çështjes me njohje të shtetit në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi. As nga Marrëveshja e fundit në Bruksel dhe Aneksi në Ohër nuk del de-jure njohja e shtetit të Kososës. Pikërisht kundër kësaj marrëveshjeje po punojnë dhe këtu është edhe çështja”, thotë profesori.

Në fund, si nënvizon që të dy emisarët duhet të largohen nga ndërmjetësimi për çështjen Kosovë-Serbi.

“Asnjëhere z.Borrell dhe z.Lajçak nuk kërkuan njohje të shtetit të Kosovës nga 5-shja e BE-së dhe nga Serbia. Mirë kishte me qenë që të dytë të ndërrohen. Jo nga pozitat në BE, sepse këtë nuk e bëjnë, por nga ndërmjetësimi në çështjen Kosovë-Serbi”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat