Analisti zbulon planin e Serbisë/ Ja çfarë po planifikon të fitojë përmes dialogut me Kosovën!

Politika

Analisti zbulon planin e Serbisë/ Ja çfarë po planifikon të fitojë përmes dialogut me Kosovën!

Nga: Q.R Më: 28 gusht 2023 Në ora: 16:28
Foto nga takimi në Bruksel

Analisti politik Hidajet Ahmeti, vlerëson se Serbia po vazhdon të jetë pala destruktive në procesin dialogues me Kosovën.

Sipas tij, Serbia dialogun e ka shfrytëzuar për t'u afruar në mekanizmat ndërkombëtarë dhe se Kosova është e pafuqishme për të ndryshuar këtë qasje të Serbisë në raport me ndërkombëtarët.

“Serbia në vazhdimësi ka qenë destruktive në procesin dialogues me Kosovën, pasi dialogun më shumë e ka shfrytëzuar për t'u afruar në mekanizmat ndërkombëtarë, e jo që e ka marrë seriozisht këtë. Kosova si shtet është i pafuqishëm për të ndryshuar këtë qasje të Serbisë në raport me ndërkombëtarët, por duhet të shfrytëzojë çdo mekanizëm legjitim e legal për të bindur ndërkombëtarët se Serbia dialogun më shumë e sheh si mundësi për t'u afruar në mekanizmat ndërkombëtarë se sa për të ndërtuar raporte të mira bilaterale me Kosovën. Serbia në parim ka shkruar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha ka dekonstruktuar frymën dialoguese”, thotë Ahmeti për “Bota sot”.

Image
Hidajet Ahmeti

Tutje Ahmeti potencon se Serbia duhet të ndëshkohet për qasjen e saj.

“Gjykoj se qasjen e Serbisë duhet ta ndëshkojnë ndërkombëtarët, pasi në këtë mënyrë nuk mund të kemi dialog konstruktiv”, deklaron ai.

Shtatori po pritet të jetë një muaj që do të përcillet me dinamikë më të shtuar diplomatike me synim të arritjes së progresit në dialogun Kosovë – Serbi.

Që po bëhen përgatitje për fazën e re të dialogut, ka njoftuar edhe emisari i BE-së Miroslav Lajçak, i cili ka bërë të ditur se në takimin e fundit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë pasur diskutime të thelluara mbi dialogun, gjendjen e tij dhe rrugën përpara që e pret këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat