Eksperti paralajmëron marrëveshje finale Kosovë-Serbi: Ky është projeksion nga Departamenti i Shtetit Amerikan

Politika

Eksperti paralajmëron marrëveshje finale Kosovë-Serbi: Ky është projeksion nga Departamenti i Shtetit Amerikan

Nga: P.R Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:08
DASH

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka paralajmëruar se shtatori do të jetë muaji kur Kosova dhe Serbia do t’i rikthehen dialogut.

“Situata politike tani nga një pushim “veror” të faktorit ndërkombëtar, nga java e parë e shtatorit presim një angazhim të jashtëzakonshëm të takimeve dy palëshe në mes palëve për t’i bindur që të kthehen në tavolinë e dialogut, që marrëveshja përfundimtare për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbi të arrihet në muajt e vjeshtës së 2023, sipas projeksioneve nga Departamenti i Shtetit”, thotë Shala.

Por a do të këtë një përafrim që qëndrimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ku merret parasysh tensionet e krijuara së fundi?

“Se a do të kemi një përafrim në mes palëve do të duhej ta analizojmë më gjerë nga e kaluara në momentet e caktuara është krijuar një situatë të një "lufte" mediale të qëndrimeve kundërshtuese, por që në fakt mbrapa kësaj ka pasur tentativë për krijimin e hapësirës për zbatim të marrëveshjeve dhe përafrim drejt “finales” së madhe. Proceset politike dëshmuan që veprimet e ndërmarura nga 2021 e tutje ka hasur në bllokadë të partnerët tanë të shtetësisë së Kosovës të cilët edhe i bënë publike që ka mospajtim në segmente përgjatë kësaj periudhe 2 vjeçare që po lëmë pas”, shprehet eksperti Shala.

Më tej, Shala e përshkruan të rrezikshme situatën në veri të Kosovës.

“Situata e sigurisë është fragjile dhe në bazë të takimeve në mes akterëve të sigurisë në Kosovë (vendor e ndërkombëtar) ka vlerësime që potenciali për eskalim mbizotëron në rast se do të dështojnë përpjekjet për gjetjen e rrugës politike të këtij problemi. Mekanizmi i sigurisë vendore ka marr gjitha masat adekuate, ka treguar dhe dëshmuar që mund të kontrollojë çdo situatë në veri të vendit që mund të na paraqitet nga grupet kriminale/terroriste të mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes strukturave të saja të sigurisë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat