Vjen deklarata bombë: “Albin Kurti do t’ia humbë karrierën Vuçiqit dhe do t’a turpërojë BE-në për padrejtësitë ndaj Kosovës”

Politika

Vjen deklarata bombë: “Albin Kurti do t’ia humbë karrierën Vuçiqit dhe do t’a turpërojë BE-në për padrejtësitë ndaj Kosovës”

Nga: Nehat Shaqiri Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:45
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Principet e hekurta të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit kundër Serbisë, e kanë futur në siklet Bashkimin Evropian.

Madje, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e sulmon Kurtin për shkak të frikës së mposhtjes përpara principeve të paluhatura politike të Kurtit.

Kështu po vlerëson analisti politik, profesori Sulejman Mehazi, i cili thekson se, kërcënimet e liderëve serbë ndaj Kosovës janë të pandalura.

Ai befasohet me BE-në dhe SHBA-në pse bëhen të shurdhër para argumenteve kushtetuese të kryeministri Kurti.

“Edhe pse kërëcnimet e liderëve serbë në krye me Aleksandër Vuçiqin janë të pandalura ndaj Kosovës, edhe pse ndërkombëtarët e BE-së, SHBA-ve bëhen të shurdhër para argumenteve kushtetuese të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit duke përkrahur sulmet serbe ndaj Kosovës, por më në fund besojmë se BE-ja e SHBA-të do pajtohen me principet e paluhatshme politike dhe diplomatike të Albin Kurtit i cili fuqishëm mbron hiç më pak e hiç më shumë jo vetëm kushtetueshmërinë e shtetit të Kosovës, por mbron edhe BE-në nga ndikimet ruse në Serbi”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje akuzon BE-në për sjelljen e saj me Serbinë dhe sikletin që e kanë për shkak të principeve të Kurtit.

“Principet e hekurta politike anti serbe e ruse të Kurtit si vërehet kanë futur në siklet edhe BE-në e cila në njërën anë është me Serbinë Ruse e në anën tjetër anashkalojnë politikën evropiane të Kurtit”, thotë ai.

Profesori tutje shprehet se Vuçiqi e ka frikën e mposhtjes nga principet e Kurtit.

“Pikërisht sulmet e Vuçiqit ndaj Kurtit bëhen për shkak frikës së mposhtjes së presidentit të Serbisë përpara principeve të paluhatura politike të kryeministrit të Kosovës”, pohon ai.

Profesori thotë se, këto principe të Kurtit do të bëhen gjykuese për Serbinë dhe BE-në.

“Dhe bota elitare politike, BE, SHBA e kuptojnë se principe politike kanë vetëm politikanët e pakorruptuar të cilët janë të qartë e të palëkundur ndaj kërkesave të tyre shtetërore sikurse që është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe se këto principe të forta politike të Kurtit do bëhen gjykuese jo vetëm për presidentin e Serbisë, Vuçiqin, por edhe për BE-në se a është për Kosovën evropiane apo për Serbinë ruse”, vlerëson profesori.

Sipas tij, Vuçiqi e ka të qartë se Kurti nuk është Hashim Thaçi, as Edi Rama.

“Vuçiqi e ka të qartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është Hashim Thaçi i dëshirave të tij për ndryshime kufijshë, nuk është as Edi Rama i Ballkanit të hapur, gozhda politike e Vuçiqit ka stagnuar në sharrën e debaklit politik se, Albin Kurti është në një horizont të përtejmë të intelektualizmit politik, diplomatik e shtetëror, se Albin Kurti do ia humbë karrierën politike vëllai të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq”, thotë ai.

Ai shton se, “atë që UÇK-NATO ia bën Millosheviqit me luftë, Albin Kurti do ia bëjë Vuçiqit me politikë”.

“Shkurt e qartë, sulmet e krerëve serbë ndaj Kosovës dhe përkrahja e Serbisë nga ndërkombëtaret do zbulojë dy gjera: një, se Albin Kurti do ia humbë karrierën politike Vuçiqit, dy, se Kurti do turpërojë keq dhe rëndë edhe BE-në para padrejtësive të bëra ndaj Republikës së Kosovës”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat