Rishikimi i vizave/ Deputeti i VV-së i reagon Macronit: Kosova është “mashtruar” një herë

Politika

Rishikimi i vizave/ Deputeti i VV-së i reagon Macronit: Kosova është “mashtruar” një herë

Nga: A.SH Më: 30 gusht 2023 Në ora: 09:58
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidenti francez Emmanuel Macron është treguar i ashpër me dekalrimet e tij ndaj Kosovës, sa i përket liberalizimit të vizave.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.

Në lidhje me këtë çështje, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu, ka thënë se Franca dhe Gjermani, duhet ta rishikojnë qënrimin e tyre karshi Serbisë, duke e ditur që Serbia është vendi i vetëmnë Evropë që nuk i ka vendosur sankisone Rusisë, madje është edhe fakrot i destabilizimit në rajon.

Image
Deputeti i VV-së, Vendenis Lahu

“Mendoj se Franca dhe Gjermania me të drejtë duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj Serbisë, kur e dimë se Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për më tepër mban lidhje të afërta me Rusinë. Për të mos mjaftuar vetëm kjo Serbia është faktor i destabilizimit në rajon dhe më gjerë me politikën e saj që bie ndesh me vlerat europiane që promovojnë Gjermania dhe Franca, përfshirë këtu edhe veprimet e Serbisë në veriun e Kosovës, protestat e dhunshme që i organizoi, presionin, kërcënimet e shantazhet që u bënë qytetarëve serbë në veri.

Sa na përket neve, mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë për të forcuar rendin dhe ligjin edhe më shumë. Kosova ka obligimet e saj jo vetëm në raport me partnerët e jashtëm por edhe punë dhe obligime shtetërore të cilave duhet t’u dalë në krye”, thotë deputeti.

Kurse, për rishikimin e vizave, Lahu, deklaron se Kosova është mashtruar njëherë, dhe atë me kalomin e demarkacionit, andaj kjo nuk do të ishet e dobishme të diskutohet si kompromis i integritetit territorial.

Sa i përket çështjes së vizave, të gjithë duhet ta kenë parasysh se Kosova është “mashtruar” njëherë kur bëhet fjalë për vizat, me kalimin e demarkacionit. Kosova është demokratike, proeuropiane dhe pro paqes dhe as nuk është e drejtë por as e dobishme, as për ne dhe as për partenerët tanë që çështja e vizave apo diçka të ngjashme të diskutohet si kompromis i integritetit territorial, funksionimit të rendit dhe ligjit në tërë vendin”, përfundon deputeti Lahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat