“BE-ja pos alenacave të vjetra me Serbinë, po e ka frikën e luftës në Ukrainë, dhe po e “sulmon” Kosovën”

Politika

“BE-ja pos alenacave të vjetra me Serbinë, po e ka frikën e luftës në Ukrainë, dhe po e “sulmon” Kosovën”

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2023 Në ora: 21:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas) dhe i dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Prishtinë, qershor 2022.

Kosova dhe Serbia nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët mes vete. E gjitha kjo me faj të Serbisë, e cila nuk po i përmbahet marrëveshjeve dhe po kërkon me ngulm themelimin e Asociacionit. Dhe, jo vetëm Serbia po kërkon një gjë të tillë, por edhe BE-ja, emisarët e dialogut, Borrelli e Lajçak-u.

Madje, këtë të fundit kryeministri Albin Kurti e kritikoi ashpër për anëshmërinë ndaj Serbisë.

Analisti Skënder Mulliqi ka komnetuar mbi qëndrimet e emisarëve karshi Kosovës në procesin e dialogut.

Ai ka thënë se Vuçiq po mundohet ta ndajë Kosovën mbi baza etnike, përfshirë edhe Lajçakun dhe Borrellin.

“E dhëna se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur i pranuar ndërkombëtarisht nga mbi 100 shtete, nuk po paraqet argument të mjaftueshëm për BE-në, e cila me ndërmejtësit e saj në bisedimet maratonike Kosovë-Serbi, nuk po rresht në takimet trilaterale të Brukselit, të ndajë Kosovën mbi baza etnike. Me këtë qëndrim madje dolën hapur në takimin e fundit të Brukselit, Lajçak dhe Borrell, të cilët e fajësuan Kurtin, që nuk po e pranon kapitullimin e Kosovës në emër të do kauzave të rreme të faktorit ndërkombëtar”, thotë ai.

Më tej, thotë se BE po shërbehet me sofizma dhe paralogjizma, e jo me lojën e të vërtetave.

Ai thotë se BE nuk po kërkon asgjë nga Serbia, vetëm ng Kosova.

“BE-ja nuk po shërbehet me politika parimore të demokracisë liberale, por po shërbehet me sofizma dhe paralogjizma, e jo me lojën e të vërtetave. Plani i Marti Ahtisarit ka qenë kompromisi më i dhimbshëm për Kosovën, që na solli decentralizimin e pushtetit lokal deri te Asociacioni i cili po kërkohet me ngulm të implementohet nga pala serbe në bisedime. BE-ja nuk po kërkon asgjë nga Serbia, e cila ishte dashur të pranon pavarësinë e Kosovës, si kushtin elementar të dialogimit për normalizim të marrëdhënieve siç po quhet. Nuk hapen dyert e Evropës për Kosovën, nëse ajo sakatohet me marrjen më vitale të territorit të saj, siç është veriu i Mitrovicës me pasuri të mëdha nëntokësore. Madje, kjo ka mundësi të mbetet vetëm karrotë nga BE-ja, edhe pse Kosova moti është në krahë të botes perëndimore dhe NATO-së. Serbia është ajo që nuk po reformohet nga logjikat pushtuese të shekullit të kaluar. Serbia ka qenë dhe ka mbetur aleate besnike e Rusisë edhe kësaj të diktatorit Vladimir Putin. Nuk ju bashkangjit masave ekonomike të BE-së. Vuqiq po bashkëpunon ngushtë me Putinin, të cilin po e sheh si personin kyq, i cili do ta ndihmojë Vuqiqin për formimin e Serbisë të Madhe, apo të ndonjë mini Jugosllavie, e ku do të futeshin edhe Mali i Zi dhe Republika Serpska e Bosnjës”, shprehet ai.

Në fund, Mulliqi ka thënë se BE nuk e ka frikë vetëm Serbinë, por edhe luftën e Ukrainës, dhe e ka gjetur dobët Kosovën për të bërë viktimë.

“BE-ja pos alenacave të vjetra me Serbinë, po e ka frikën e luftës në Ukrainë, dhe e ka gjetur pikën më dobët Kosovën për ta viktimizuar. Edhe nëse ndodhe që minoriteti serb të fitojnë autonomi të zgjeruar, që është në fakt ndarje mbi baza etnike të Kosovës, Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen në synimet e tyre ekspansionsite për realizimin e ideve të botës ruse dhe të botës serbe. Regjimi fashist i Putinit dhe regjimi fashit i Vuqiqit luftën në Ukrainë po e shohin si rast jetik për kthimin e hegjeminisë ruso-serbo madhe në Evropë. BE por edhe Amerika nuk kanë mundësi me e ruajt paqen dhe demokracinë duke i përkëdhelur diktatorët, të cilët njohin vetëm gjuhën e forcës. Vuqiqi me besnikëri po e ndjek babain e tij çetnik, Voisllav Sheshel, te cilët po krijojnë gjendje kaotike në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë. Evropa dashur apo pa dashur me politikat e saja në bisedime, është vë në shërbim të ultranacionalzimit serbomadh të cilën po përfaqëson, Aleksandër Vuqiq në pushtetin e Serbisë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat