“Assesi s’duhet lejuar Asociacion njëetnik”/ Analisti tregon se çfarë duhet t’i ndihmojë opozita Kurtit për këtë çështje

Politika

“Assesi s’duhet lejuar Asociacion njëetnik”/ Analisti tregon se çfarë duhet t’i ndihmojë opozita Kurtit për këtë çështje

Nga: Q.R Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:01
Foto nga takimi në Bruksel

Analisti politik, Faton Mehmeti, vlerëson se implementimi i asociacionit ekzistues të vitit 2013 cenon rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të lejoj formimin e asociacionit njëetnik.

Derisa thekson se, opozita në vend duhet t’i ndihmoj qeverisë që të arrihet asociacioni i llojit kroat ose të ndonjë OJQ që nuk e rrezikon shtetësinë e vendit.

Image
Faton Mehmeti

“Asociacioni ekzistues i vitit 2013 nuk duhet të implementohet sepse cenon rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit. Kurti ka paraqitur alternativë për Asociaiconine që janë refuzuar, kështu që është vështirë me fillu diçka që është refuzuar. Mirëpo, asesi s’duhet lejuar Asociacion njëetnik. Edhe opozita duhet t'i ndihmojë Kurtit në këtë drejtim, pra te arrihet deri tek Asociacioni i llojit kroat ose të ndonjë OJQ e që nuk e rrezikon shtetësinë e vendit”, thotë ai për “Bota sot”.

Kosova po vazhdon të përballet me presion dhe thirrje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët që të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian kërkoi të martën që puna për themelimin e këtij asociacioni, të nisë “pa vonesa të reja”. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përsëriti po ashtu se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë Marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve, bazuar në vetë propozimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat