Analisti nga Amerika vjen me ‘goditjen’ e radhës për emisarët perëndimorë - Ky është qëllimi Vuçiqit

Politika

Analisti nga Amerika vjen me ‘goditjen’ e radhës për emisarët perëndimorë - Ky është qëllimi Vuçiqit

Nga: Nehat Shaqiri Më: 20 shtator 2023 Në ora: 22:04
Gabriel Escobar, Mirosllav Lajçak, Josep Borrell

Qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj Kosovës dhe Serbisë, është kritikuar nga profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

Ai thotë se është e papranueshme dhe e çuditshme ky qëndrim i tyre, duke shtuar se ndërkombëtarët po i përulen Vuçiqit, dhe po e përkëdhelin edhe pse ai kurrë nuk i përmbushi obligimet e tij ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Kush të reagojë ndaj tij? Borrelli e Lajçak të cilët janë proserbe e që shtetet e tyre ende nuk e njohin Kosovës si shtet, apo edhe emisari qyqar Escobar i cili dështoi në misionin e tij në dialog. Po të gjithë reaguan ashpër kur kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti i vendosi kryetarët në nëpër komunat në veri të Kosovës, objekte këto shtetërore, që fituan ligjerisht në zgjedhje me pëlqimin e të gjithëve edhe ndërkombëtareve, pra BE-së dhe SHBA-së”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se këto plasi sherri, pasi fajin po ia lanë Kosovës dhe kryeminsitrit Kurti, që për pasojë pati edhe ndëshkime e pasoja të padrejta ndaj Kosovës.

“Si të shpjegohet teza tjetër shoveniste e nënkryetarit të Listës Serbe se “serbët në veri po terrorizohen duke ua marrë serbëve tokën serbe”? pra edhe sipas kësaj teze njësojë sikur ajo e Petkoviqit se “kufijtë e Kosovës janë të Serbisë”, shihet qartë qëllimi i tyre e që është ndarja e Kosovës. Prandaj, nuk është e vërtetë se shqiptarët po ushtrojnë terror mbi serbët, por është vet Serbia e cila për qëllime të saj përmes kriminelëve dhe grupeve kriminale dhe bandave të Vuçiqit po ushtrojnë terror mbi serbët në veri”, shton ai.

Sipas tij, nuk ka dilema se serbët në Kosovë, i kanë të gjitha të drejtat me lidhe e kushtetutë as nuk i kanë shumë pakica tjera në rajon e më gjerë, por shton se serbët nu klejohen t’i shfrytëzojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Vuçiq vet i inskenon ekseset dhe skenat bizare në veri në emër të serbëve për interesat shtetërore të Serbisë, qëllimi i së cilës është marrja e veriut të Kosovës që është i pasur me argjend, arë dhe minerale të bollshme që si ka kush në Evropë, e as në Botë”, potencon Maxharraj.

Profesori pohon se, ndërkomëbtarët vetëm po i dëgjojnë këto përralla, rrena, trillime të Vuçiqit, për gjoja terrorin e shqiptarëve ndaj serbëve, tezë kjo që Serbia fashiste dhe gjenocidiale nuk lëshon nga goja tash e mbi 100 vite.

“Sa më parë që të kuptojnë ndërkombëtarët, BE dhe SHBA, se problemi i veriut të Kosovës, nuk është problem i serbëve, por është interes nacional i vet shtetit serb, Vuçiqt i cili serbët e veriut po i përdorë si vegla manipuluese. Sa më shpejt që ndërmjetësuesit si Borrell dhe Lajçak por edhe Escobar të kuptojnë këtë se problemi nuk është te vet serbët e veriut, por te shteti i Serbisë, aq më shpejt do të heqin mjegullën e tyre që ua ka fut në mendje presidenti Aleksandër Vuçiq”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat