Deklaratat e Escobar/ Profesori “zbulon” ndikimin e Kosovës në sferën e politikës së jashtme amerikane dhe evropiane

Politika

Deklaratat e Escobar/ Profesori “zbulon” ndikimin e Kosovës në sferën e politikës së jashtme amerikane dhe evropiane

Nga: Q.R Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:56
Kurti-Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, dje ka folur për kritikat ndaj Lajçakut nga kryeministri Kurti, Escobar ka përsëritur se ndërmjetësuesi i BE-së gëzon besimin e plotë të bllokut evropian dhe të SHBA-së. Ai duke iu referuar Kosovës thotë se një vend me një milion e gjysmë banorë nuk mund ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionë banorësh të ndryshojë taktikat e tij.

“Lajçak gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës”, ka thënë Escobar.

Kjo deklaratë për Profesorin e Shkencave Politike, Dritëro Arifi, po vlerësohet si sugjerim dhe vetëdijesim, që sipas tij, të na tregojë se ku qëndrojmë ne saktësisht në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Madje ai potencon se, ndikimi i Kosovës në sferën e politikës së jashtme amerikane apo evropiane është pothuajse zero dhe se vetëm bashkëpunimi mund ta shndërroj Kosovën në partneritet serioz.

“Sa i përket kritikave të Escobar për Qeverinë e Kosovës, Kosovën dhe vetë kryeministrin, unë mendoj se nuk janë të disfavorshme, por janë më shumë një lloj sugjerimi dhe vetëdijesimi të na tregojë se ku qëndrojmë ne saktësisht në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, pra rezelutati aty se ku qëndrojmë nga këndvështrimi amerikan pra i superfuqisë, është zero. Pra ndikimi jonë në sferën e politikës së jashtme amerikane apo evropiane është pothuajse zero, mirëpo se si mund të shndërrohet Kosova në një partneritet serioz është vetëm nëse ka bashkëpunim”, deklaron ai.

Image
Dritëro Arifi

Derisa flet për bashkëpunimin e Kosovës me miqtë ndërkombëtar, ai thekson se Kosova ende po heziton që të bashkëpunoj më thell me SHBA dhe BE.

“Pra krejt qëllimi është që Kosova të bashkëpunojë me SHBA-në dhe BE-në dhe rezultati jam i bindur që do të jetë gjithmonë pozitiv sepse SHBA-të Kosovën po e shohin si partnere të veten, por Kosova ende po heziton që të bashkëpunoj më thell me SHBA dhe BE. Por, kjo më shumë mendoj se është një sugjerim dhe kritik e butë ndaj institucioneve të Kosovës që të vetëdijesohen për mundësinë dhe fuqinë reale që e kanë në teren dhe politik”, thotë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat