Rrezik për rieskalim të situatës në veri, vjen një propozim pas takimit Kurti-Vuçiq – ja mesazhi për ndërkombëtarët

Politika

Rrezik për rieskalim të situatës në veri, vjen një propozim pas takimit Kurti-Vuçiq – ja mesazhi për ndërkombëtarët

Nga: A.M. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:12
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Rundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve.

Nga BE thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili "e ka pranuar propozimin e tyre" për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kjo qasje po vlerësohet e anshme, ku Bashkimi Evropian po dënon vetëm Kosovën, derisa me Serbinë po tregohet më e ‘butë’.

Opinionisti Dedë Preqi në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se situata në komunat veriore të vendit tonë, nuk mund të qetësohet nëse në vazhdimësi zbatohen dhe përkrahen politikat e Serbisë së Vuçiqit.

“Është e pamundur, që të tejkalohet situata e tensionuar në veri të Kosovës, duke zbatuar politikat e Vuçiqit dhe Serbisë, kur gjeneratorët e kësaj situate janë vetë serbët dhe Vuçiqi, të cilët sa herë u teket mund ta tensionojnë dhe terrorizojnë këtë vend përmes bandave kriminale.

BE-ja, edhe SHBA-të, janë të interesuara me përpjekjet e tyre të vazhdueshme në negociata dhe negocimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike në mes këtyre dy vendeve dhe shtensionimin e situatës së fundit në veri të Mitrovicës, dhe përpjekja e tyre për arritjen e një besimi reciprok në marrëdhënie normale me njëri-tjetrin, duke ditur se secili mund të përjetojë kriza të thella, nëse pësojnë vlerat e mirëkuptimit dhe harmonisë ndërnjerëzore”, deklaroi opinionisti.

Po ashtu, Preqi u shpreh se zgjidhja e këtij problem qëndron në pranimin e faktit se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Ai potencoi politikat përçarëse dhe provokuese të shtetit serb në veri të vendit tonë, duke thënë se janë adresa e eskalimit të situatës.

“Kosova e fitoi pavarësinë e saj në vitin 2008, dhe këtë privilegj nuk e fitoi përshkak të superioritetit dhe simpatisë që do të kishte, por kjo ishte e drejta e saj sublime dhe e drejta një populli me të drejtat e veta për liri dhe demokraci, pikërisht këtu qëndron zgjidhja e drejtë dhe e shëndosh e problemit të Kosovës, duke e respektuar dhe çmuar këtë të drejtë njerëzore me mbështetjen dhe përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Adresa e acarimeve dhe e politikës aktuale në Kosovë, është e njohur botërisht, prodhim i drejtpërdrejtë që vjen nga regjimi dhe politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe si pasojë e politikave të tilla, veriu i Mitrovicës, gjendet në një situatë të palakmueshme, njëherazi përmes këtyre plasaritjeve serbe dhe shqiptare, në realitet asnjëra palë nuk do të përfitonte, nëse marrëdhëniet ndëretnike nuk gjejnë harmoni dhe mirëkuptim në mes vete, duke e kuptuar Kosovën, si shtet të përbashkët dhe multietnik”, theksoi ai.

Në vazhdim, opinionisti kritikoi qasjen e ndërkombëtarëve ndaj problemit Kosovë-Serbi, duke vlerësuar se nuk arrihet zgjidhje duke favorizuar njërën palë e dënuar tjetrën,

“Dhe nuk është i vetmi element që faktori ndërkombëtar e ka vënë si veprim i mundshëm përmes masava ndëshkuese apo të sanksionimit, që t’i bind palët për një marrëveshjeje finale, duke e dënuar vetëm njërën palë, sikur në këtë rast Kosovën, ndërsa në anën tjetër duke e përkëdhelë Serbinë, e cila akoma po e luan rrlin e dominantes dhe për atë mungojnë edhe sukseset e BE-së, në përmirësimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy palëve.

Pse Kosova dhe populli i saj edhe pas 24 viteve të pasluftës, duhet të ballafaqohet akoma me problemet e së kaluarës së hidhur të regjimit të egër serb, kur në Kushtetutën e këtij shteti demokratik të gjitha pakicat e komuniteteve ekzistuese përfaqësohen të barabarta me gjitha të drejtat e tyre dhe në veçanti komuniteti serb mund të jetë më i priveligjuari”, nënvizoi Preqi.

Më tej, ai beson se nuk mund të ketë tejkalim të tensioneve me këtë qasje të pabarabartë, ku padrejtësisht në vazhdimësi po kritikohet Kurti dhe qeveria e tij.

“Tejkalimi i situatës së tensionuar në mes Serbisë dhe Kosovës, nuk mund të tejkalohet në këtë mënyrë, kur Vuçiqi, bënë fushatë të egër në forma të ndryshme kundër pavarësisë dhe njohjes së shtetit të Kosovës, poashtu edhe duke e kërcënuar përmes ushtrisë dhe policisë serbe në kufijt e veriut të saj, duke futur panik dhe shqetësim në popullatën e këtij vendi.

Pas gjitha këtyre persiatjeve të gjendjes dhe tensioneve në veri të Kosovës, dhe për të gjitha këto probleme të vazhdueshme që po i shkakton politika e Serbisë, dhe udhëheqja e Vuçiqit, prapë po fajësohet Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës, nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë cilat janë rrugëzgjidhjet e daljes nga ky relacion i problemeve, që do të thotë siguri, shtensionim dhe mirëqenie për këta qytetarë të këtij vendi nga të dyja palët dhe komunitetet tjera, të cilët jetojnë nën ankth dhe pasiguri nga një situatë e tillë”, shpjegoi opinionisti.

Ndër të tjera, Preqi nxjerri një propozim se si mund të tejkalohen tensionet mes dy shteteve,  derisa tregoi se në cilën pikë duhet përqëndrim më i madh.

“Është pa dyshim se një fitore për të dyja palët, nëse tensionet shoqërore, apo ndëretnike do të nxjerren në pah ashtu sikur e kanë rrjedhën e tyre burimore dhe të qartësohet secila palë, duke i pranuar të metat e veta, atëherë do të kishim edhe më lehtë shmagien e kundërthënieve dhe konflikteve, me ç’rast vetëm në këtë mënyrë mund të përmbyllet edhe realizohet një marrëveshje, e cila do të plotësonte nevojat e veta secilës palë, poashtt duke gjetur më shumë paqe dhe qetësi në këtë vend.

Mund të përqëndrohemi nga aspekte të ndryshme, megjithatë do të arrijmë në të njëjtin cak të mosmarrëveshjes, nëse edhe bashkësia ndërkombëtare do të rëndonte në anën e kundërt, sikur në këtë rast duke e dënuar vetëm Kosovën, me sanksione, duke e lënë Serbinë, të bëjë çfarë asaj i konvenon, duke parë hapur veprimet dhe lojrat e saj në sytë e botës se si nuk po i zbaton sanksionet kundër Rusisë, që do të thotë se po e shpërfill perëndimin, dhe në anën tjetër e ka simbol Putinin”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat