“Zbulohet se përveç Vuçiqit edhe këta persona qëndrojnë pas sulmit në veri” - Analisti “alarmon” për zinxhirin!

Politika

“Zbulohet se përveç Vuçiqit edhe këta persona qëndrojnë pas sulmit në veri” - Analisti “alarmon” për zinxhirin!

Nga: A.SH Më: 25 shtator 2023 Në ora: 21:00
Oficerët e policisë patrullojnë pas të shtënave, në rrugën për në fshatin Banjskë

Të dielën humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunajku. Ai u vra nga terroristët serbë, që kishin gjetur strehim në Manastrin e Banjskë.

Për këtë akt barbar nga ana e Serbisë, kanë reaguar duke e dënuar i gjithë komunitetit ndërkombëtarë.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim ka thënë se në përshkalëzimni e situatës madje deri në vrasjes, përveç Vuçiqit kanë reaguar edhe deklarimet e Borretllit e Lajçak-ut.

Më tej, thotë se kjo në këtë akt qyqar kanë ndikuar edhe Moska, në bashkëpunim me Vulinin, Radojqiqin, Rakiqin, dhe me grupin paramilitar terrorist rus, Wagner.

“Përpos Vuçiqit, edhe deklaratat e Borrellit dhe Lajçak-ut ndikuan në depërshkallëzim të situatës, të cilat po rezultojnë me sulme të parreshtura terroriste në veri të vendi, ndaj policisë të Kosovës. Para kësaj rishtazi u plagosën disa pjestarë të policisië dhe pjestarë të KFOR-it, nga bandat terroriste serbe- ruse ne veri. Akti i fundit në orët e hershme të së dieles, rezultoi me vrasjsn e rreshterit policor nga Vushtrria, dhe plagosjen e një pjesëtari tjetër. Ky akt terrorist është vepër e Beogradit dhe e Moskës, me eksponentet e tyre, Vulinin, Radojqiqin, Rakiqin, në bashkëpunim me grupin paramilitar terrorist rus, Wagner, që po veprojnë në brendi të Kosovës, për ndarje mbi baza etnike. Grupi terrorist i cili po vepron me sulme subverzive i armatosur deri në dhëmb, është përgjegjësi edhe e KFOR-it, si përgjegjës i ruajtjës të kufijve shtetëror të Kosovës. Organet tona të shtetit me plot guxim dhe me plot integritet po e mbrojnë atë pjesë të vendit, i cili po rrezikohet nga Rusia dhe Serbia, për shkëputje, se dihet se çfarë pasurish nëntokësore ekzistojnë në këtë pjesë të vendit”, shprehet ai.

I mllefosur në gjithë këtë situatë, analisti thotë se në kumarim e këtyre bandave, është duke ja bërë BE-ja, duke fajësuar edhe ish-pushtetet të cila nuk e shtinë asnjëherë sovranitetin në atë pjesë, por vetëm nënshkruan marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Mulliqi, deklaron se Kurti në këtë rast i kishte reagimet e qëlluara.

“Unë mendoj së edhe nga ky kënd duhet shikuar situatën eskaluese deri në luftë të hapur nga fashistët e Beogradit dhe të Moskës. Një kumarim në këtë drejtim të veprimit të këtyre bandave, është duke ja bërë BE-ja e cila përmes dy përfaqësuesve të saj në bisedime po i përmbajnë qëndrimet politike të Vuqiqit. Nëse po mendohet që në këtë mënyrë të ndëshkohet Kosova, për qëndrimin parimor të kryeministrit të Kosovës, i cili nuk po pranan implementim e një asociacioni serb në Kosovë, i cili do të ishte një Republika Serpska tjetër. Pas këtij akti të fundit të vrasjes të policit të Kosovës, është krijuar gjendje alarmuese për politikën shqiptare, në përgjithësi, që të bëhet një mobilizim i përgjithshëm në mbrojtje të Kosovës, e cila seriozisht po rrezikohet nga Serbia dhe Rusia.Kjo e fundit shumë po e dëshiron zhvendosjën e një konflikti të ri ushtarak në rajo , e veqmas në Kosovë. Nga faji për gjendjen permanente eskaluese në veri, e kanë ish-pushtetet të cilat nuk e vunë kurrë kontrollin mbi këtë pjesë të vendit, dhe as nuk i shpërbën strukturat paralelele kriminale serbe. Ish pushetet madje nënshkruan marrëveshje shumë të dëmshme në Bruksel, atë të vitit 2013 dhe të vitit 2015, ku minoritetit serbe më këto marrëveshje ju jipen të drejta shtesë deri në shkëputje. Ishin reagimet e qëlluara të kryeministrit Kurti dhe madje ndoshta edhe për herë të parë edhe të liderëve të partive kryesore politike në vend, për ngjarjen tragjike që ndodhi në veri”, deklaron ai.

Në fund, shton se deri tani Vuçiqit bisedimet i kanë shërbyer si mbulesë për realizimin e gjendjes eskaluese në veri të Kosovës.

“Duket se disa aleat të Serbisë në BE, po dëshirojnë me çdo kusht për ta viktimizuar Kosovën për interesa të tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike, madje edhe për mbajtjen e miqësisë të hershme me Serbinë. Ky akt është shpallje lufte nga ana e Serbisë, në veri, e që kërkohet një vigjilencë e madhe, e të gjithëve, që të mos lejohet ndonjë blic aksion ushtarak nga ana e Serbisë e cila ka koncentruar shumë forca përgjatë brezit kufitar. Si çdo herë e instrumetalizuar në politikë kundër Kosovës mbetet Kisha Ortodokse Serbe, ku jo rastësisht kanë gjetur strehim kjo bandë ruso serbe në kishën e Banjskes në veri.

Se deri kur BE-ja do të mbron politikat kriminale të Vuqiqit, mbetet të shihet, e që nuk japin shpresa për ndryshim, deri sa në krye të bisedimeve janë Lajqaku dhe Borreli. Zaten Vuçiqit bisedimet i kanë shërbyer si mbulesë e mirë për të vepruar në anën tjetër në terren me bandet e tija për ndarje të Kosovës. Një paralajmërim për eskalim të situatës në veri e bëri Vuçiqi në selinë e OKB-së. Bota demokratike ishte dashur më në fund për hirë të paqës dhe stabilitetit edhe të kësaj pjese të botës, të reagon ndaj Vuqiqit, i cili është nxitësi kryesor i vrasjeve, edhe kësaj të fundit në veri të Kosovës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat