“Mbrojti Vuçiqin publikisht”/ Driton Tali vjen me kundërpërgjigjen e ashpër ndaj Ramës – ka këtë porosi!

Politika

“Mbrojti Vuçiqin publikisht”/ Driton Tali vjen me kundërpërgjigjen e ashpër ndaj Ramës – ka këtë porosi!

Nga: M.Haziri Më: 6 tetor 2023 Në ora: 22:55
Driton Tali

Nuk është për të u habitur miqësia që ka Rama me Vuçiqin, ani pse ky i fundit është në vazhdimsi duke provokuar dhe rritur tensione të vazhdueshme në Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e vendit, pas sulmit terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

Kjo deklaratë vjen menjëhere pas deklaratës së Vuçiq ka thënë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai tha që ka kohë Rama mbanë krahun Vuçiqit edhe në kohën kur nuk e sanksiononte Rusinë, Serbia.

E madje e madje shkoi aq larg sa edhe e akuzoi Perëndimin, për lojërat e flliqta hexhemoniste që i bënë Vuçiçi në Ballkanin Perendimor”, tha ndër të tjera Tali.

Ka kohë që z Rama i del krah z Vuçiç në momentet më të vështira për të, dhe mundohet që politikat hegjeoiniste të z Vuçiç t'i fascilitoj në "botën shqiptare" duke u munduar t'i arsyetojë me lloj lloj sihariqe. Qoftë edhe duke i keqpërdorur dhe keqintepretuar marrëdhëniet e pas Luftës Dytë Botërore, në mes Gejrmanisë dhe Francës.

Apo duke e përkrahur me fanatizën planin për "Botën Serbe", të ashtuquajturën "Ballkani Hapur".

Madje edhe apelonte që "relacionet e veçanta në mes të Serbisë dhe Rusisë duhet të mirëkuptohen", atëhere kur Perëndimi (mars-qershor 2022), e rriti presionin mbi Serbinë që ajo ta fut Putinin nën sanksione për shkak të agresionit në Ukrainë.

E madje e madje shkoi aq larg sa edhe e akuzoi Perëndimin, për lojërat e flliqta hexhemoniste që i bënë Vuçiçi në Ballkanin Perendimor (u more vesh me përkrahjen e Putinit), siç bëri në qershorin e vitit të kaluar kur e akuzoi ShBA'në dhe UE'në, me "Perëndimi rrezikon rajonin, jo Serbia dhe Rusia””, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Tali thotë se nuk i di qëllimet që Rama ka që po mbronë Serbinë, mirëpo që kërkesat e Vuçiqit pas disa ditëve plasohen nga Rama në Shqipëri, do të thotë sipas Talit është vrejtur një lidhshmëri mes vete.

“Cilat janë qëllimet e z Rama për këtë mbrojtje që ja bënë Serbisë, unë nuk e di.

Por, ngase e përcjelli thuktë skenën politike në Serbi, e kam vrejtur se ato kërkesa që z Vuçiç i shpalosë në Beograd pas një kohë z Rama i artikullon në Tiranë, si bie fjala tashti kërkesa e tij për një "Konferencë të Re Ndërkombëtare për Kosovën", kërkesë që z Vuçiç e ka bërë përpara me synimin që çështja e Kosovës të rikthehet në pikën zero në Këshillin e Sigurimit, të OKB'ës, ku Serbia do të ndihmohej nga Rusia dhe Kina”, thekson Tali.

Në fund, ai shton edhe arsyetimet e kësaj “mbrojtje” e Ramës ndaj Vuçiqit, duke mos i arsyetur dhe përmendur raportet që Rama ka pasur edhe me Haradinajt gjatë kohës që ishte kryeministër.

Po i dëgjoj disa që mundohen ta arsyetojnë këtë sjellje të z Rama, duke tentuar ta arsyetojnë me "mosdurimin me njëri tjetrin që e kanë me z Kurtit", pra si "thyerje egosh" etj. Por unë e mbaj mend se z Rama edhe me z Haradinaj, sa ishte ai kryeministër, ashtu sillej. Madje. z.Haradinaj e akuzoi hapur z. Rama se është në shërbim të "planeve serbomadhe".

Edhe fyrjet ndaj njëri tjetrit nuk i kursyen, si bie fjala kur z Rama publikisht z.Haradinaj e pati quajtur derr, pastaj ato "thashethemet" për kacafytje fizike mes tyre etj.

Dhe, nga ana tjetër, në ndërkohë, marrëdhëniet në mes z. Rama dhe z Vuçiç shkonin duke përkryer. Tashmë njëri tjetrit i adresohen me intimitet si Edi, e jo pra me z Rama apo z Vuçiq”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat