Protesta e studentëve në Evropë/ Analisti: Pse nuk lëvizën as pozitë e opozitë për një protestë gjithë popullore kundër sulmit terrorist?

Politika

Protesta e studentëve në Evropë/ Analisti: Pse nuk lëvizën as pozitë e opozitë për një protestë gjithë popullore kundër sulmit terrorist?

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Studentët shqiptarë në Evropë, kanë planifikuar të mbahet një protestë në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të Kosovës.

Protesta është paraparë që të mbahet sot.

Këtë protestë e ka mbështetur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndër tjera ka shkruar “Angazhimi i të rinjve shqiptarë por edhe i tërë diasporës sonë në promovimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë, dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun.”

Por, analisti Binak Maxharraj ka thënë se ky veprim është një hap i mirë për t’i mbështetur studentët shqiptarë në Evropë.

“Siç dihet me 24 shtator 23 kryefashisti dhe krye terroristi Aleksander Vuçiq përmes te kriminelve dhe bandave kriminele ne veri kryen sulm terrorist ne shtetin e Kosovës duke e cenuar sovranitetin dhe intergitetin e tij me qëllim të ndarjës se Kosovës.

Më këtë rast Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bëri një gjest te mirë duke dalë në përkrahje të protestës së organizatave të studentëve në Evropë, kundër sulmit terrorist në veri të Kosovës e cila do të mbehet sot në Bruksel”, thotë ai.

Sipas tij, një gjë të tillë duhet ta bënin edhe organizatat e studentëve në Kosovë, kundër sulmit terrosrist të Vuçiqit.

“Por, nuk e kuptoi fare se ku mbetën Organizatat e studentëve në Kosovë, pse nuk lëvizën nga vendi as pozitë e opozitë për një protestë studentore dhe gjithë popullore kundër sulmit terrorist të organizuar nga vetë Vuçiq dhe bandat e tij, sepse dihet se ishte kundër integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Si duket populli i Kosovës dhe studentët sikur kanë harrua se si protestohet ku këtë e bënin aq fuqishëm nën okupimin”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat