Deputeti ukrainas vjen me thirrje të fuqishme pas sulmit terrorist serb në veri: Të vëzhgohet Vuçiqi – kështu të veprojnë ndërkombëtarët

Politika

Deputeti ukrainas vjen me thirrje të fuqishme pas sulmit terrorist serb në veri: Të vëzhgohet Vuçiqi – kështu të veprojnë ndërkombëtarët

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 20:05
Aleksandar Vuçiq

Kosova u trondit në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit, pas një sulmi të një grupi terrorist serb, të kryesuar nga kryekrimineli Milan Radoiçiq.

Ky agresion terrorist u cilësua si ngjarja më e rëndë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe ka nxitur shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

Dëshmitë treguan se shteti serb ishte direkt i përfshirë në këtë sulm, mirëpo pavarësisht kësaj, nuk ishte e mjaftueshme që ndërkombëtarët të vendosin masa ndëshkuese ndaj shtetit serb.

E për këtë çështje në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

Ai tha se ky akt terrorist është shumë shqetësues, derisa kërkoi që të vëzhgohen me kujdes verpimet e Vuçiqit.

Image
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

“Sulmi i fundit terrorist në Kosovë është thellësisht shqetësues. Serbia duhet të jetë transparente në përgjigjen e saj dhe veprimet e Aleksandër Vuçiqit janë të vëzhguara nga afër”, deklaroi deputeti ukrainas.

Sipas tij, sanksionet ndaj Serbisë janë të domosdoshmë, pasi në këtë mënyrë do sigurohej stabilitet.

Derisa, shprehi solidaritet me popullin tonë në këtë kohë të vështirë.

“Në dritën e situatës, ndërhyrja ndërkombëtare, përfshirë sanksionet, është me të vërtetë e nevojshme për të siguruar llogaridhënie dhe stabilitet. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Kosovës në këtë kohë të vështirë”, përfundoi Oleksiy Goncharenko për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat