Paralajmëroi përshkallëzim në veri nëse nuk do të ishte KFOR-i - vjen kundërpërgjigjja për Ristuccian!

Politika

Paralajmëroi përshkallëzim në veri nëse nuk do të ishte KFOR-i - vjen kundërpërgjigjja për Ristuccian!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 7 tetor 2023 Në ora: 22:02
Komandantit i KFOR-it në largim, Angelo Michele Ristuccia

Vrasja e policit Afrim Bunjaku në veri të vendit nga terroristët serbë, po mbetet ende ngjarje e freskët për opinonin publik dhe atë ndërkombëtar.

Ndëshkimi për terroristët është një nga kërkesat kryesore të shtetit të Kosovës.

Mirëpo, një deklaratë e cila mori vëmendjen e opinonit publik është ajo e komandantit të KFOR-it në largim, Angelo Michele Ristuccia.

Ai tha që se prania e trupave të KFOR-it në Banjskë ka penguar që ngjarjet të përshkallëzohen në një situatë edhe më të rëndë.

Ai ka thënë se ishte në kontakt të rregullt me të gjithë kolegët përkatës, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

I pyetur nëse KFOR mund të kishte bërë më shumë në Banjskë dhe nëse ngjarje të ngjashme mund të përsëriten në të ardhmen, si dhe nëse KFOR merr pjesë në hetimet e ngjarjeve në Banjskë, Ristuccia tha:

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë si reaguese e parë, duke reaguar në përputhje me përgjegjësitë e veta ligjzbatuese. Prania e trupave të KFOR-it në atë zonë ndaloi që ngjarjet të eskalojnë në një situatë më të rëndë. Kam qenë në kontakt të rregullt me të gjithë kolegët e mi relevant, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe”.

Shala: Deklarimi tani nga COMKFOR në largim nuk i shoh më substancë

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Image
Eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Ai tha deklarimi tani nga COMKFOR në largim nuk i sheh meë substancë pasi deklaratat e KFOR-it ndaj Qeverisë ishin mesazhe të qarta.

“Deklarimi tani nga COMKFOR në largim nuk i shoh meë substancë për arsyje që sulmet deklarative që janë bërë në drejtim të KFOR-it nga qeveria (MPB), ishin me mesazh të qartë të zhvillimeve të fundit të mosveprimit te tyre konfrom situatës”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që KFOR tani është duke “pastruAR” dëmet kolateral që janë shkaktuar nga moskoordinim me dy palët.

“KFOR tani është duke “pastruar” dëmet kolateral që janë shkaktuar nga moskoordinim me dy palët në proces duke mbajtur vetëm kontakte sistematike me palen serbe e herë pas here me Prishtinën zyrtare dhe nga ky sulm tani gjërat do të duhej të jenë më të qarta”, shpjegoi Shala për “Bota sot”.

Mehmeti: Roli i KFOR është jetik dhe si i tillë s’mund të mohohet

Ndërsa, analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që roli i KFOR-it është jetik në Kosovë mirëpo që nuk pajtohet plotësisht me deklaratën e tij.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“Natyrisht se roli i KFOR është jetik dhe si i tillë s’mund të mohohet, veçse nuk është 100 % ashtu siç ka theksuar komandanti italian i KFOR-it, z. Ristuccia. Kjo për faktin se policia e Kosovës asgjësoi grupin terrorist, ndonëse KFOR ka pasur të dhëna për këto grupe e nuk ka reaguar”, theksoi ai.

Në fund, analisti shtoi që reagimi i KFOR-it po vonon dhe kështu po i jepet hapësirë grupeve terroristë të sulmojnë.

“Ndjej se KFOR po vonon në reagim, duke u dhënë grupeve terroriste hapësirë për të sulmuar. Gjithsesi prania e KFOR është jetike për ruajtjen e paqes në çdo pjesë të Kosovës, në veçanti në veri”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat