Analisti flet për raportet pozitë - opozitë, ka këtë mesazh!

Politika

Analisti flet për raportet pozitë - opozitë, ka këtë mesazh!

Nga: M.Haziri Më: 8 tetor 2023 Në ora: 20:47
Kuvendi i Kosovës

Pozita dhe opozita po vazhdojnë të mos kenë raporte të “shëndosha” mes vete.

Opozita në vazhdimsi paraqitet shumë kritike për pozitën mirëpo të pa baza e shpeshhere vetëm për të bërë show politik.

Ajo që po bjen në sy është edhe gjuha degraduese që po përdores mes pozitës dhe opozitës çdohere që ka Kuvend.

Për këtë dhe qëndrimin e Qeverisë për mos u përgjigjur në pyetjet e opozitës për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai tha se ka kohë që ka degraduar gjuha parlamentare në mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës dhe se këtij polarizimi i ka paraprirë partia në pushtet, e cila në mungesë faktesh e argumentesh për të mbrojtur.

Image
Nexhat Haziri

Ka kohë që ka degraduar gjuha parlamentare në mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, dhe jo vetëm por edhe në diskursin politik dhe publik, dhe kjo ka pasur si pasojë edhe përleshjen në Kuvendin e Kosovës kohë më parë. Pra gjuha apo fjalori i militantëve të facebookut është bërë edhe fjalori i deputetëve dhe i qeverisë në Kuvendin e Kosovës. Këtij polarizimi i ka paraprirë partia në pushtet, e cila në mungesë faktesh e argumentesh për të mbrojtur punën apo mos punën e saj në qeverisje shantazhon, fyen dhe mundohet t'i degradoj kundërshtarët politik, duke përdorur edhe arrogancën e numrave apo fuqisë politike që ka për të marrë vendime në kuvend”, u shpreh ai.

Më tej analisti thekson që ky polarizim i skajshëm në raport pozitë opozitë natyrisht se është i dëmshëm për vendin, sidomos tani kur vendi është përballë sfidave të mëdha.

“Është rast i paprecedent në demokracitë parlamentare kur qeveria, konkretisht kryeministri nuk iu përgjigjet pyetjeve parlamentare kur ato vijnë nga partitë opozitare, ndërsa mundohet të improvizojë me pyetjet që i vijnë nga deputetët e saj, pra të shumicës. Ky polarizim i skajshëm në raport pozitë opozitë natyrisht se është i dëmshëm për vendin, sidomos tani kur vendi është përballë sfidave të mëdha si në aspektin e mbrendshëm poashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar. Andaj duhet që klasa politike të reflektojë dhe të gjejë gjuhen e arsyesë, të komunikimit dhe debatit të mbrendshëm mbi bazën e parimeve, të një mirësjellje dhe respekti reciprok dhe oponenca politike të zhvillohet mbi bazën e fakteve dhe argumentëve. Dhe është qeveria, partia në pushtet ajo që duhet të reflektoj e para”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat