“Loja e Vuçiqit”/ Analisti nga Amerika flet për prapaskenat e sulmit në veri, ja si filloi gjithçka!

Politika

“Loja e Vuçiqit”/ Analisti nga Amerika flet për prapaskenat e sulmit në veri, ja si filloi gjithçka!

Nga: M.Haziri Më: 9 tetor 2023 Në ora: 09:54
Banjska

Sulmi terrorist në veri të vendit ku la të vdekur policin e Kosovës Afrim Bunjaku, nuk ka arritur të qetësoj tensionet mes dy vendeve.

Mos ndëshkimi i Serbisë nga ndërkombëtarëve dhe lirimi i Radoiçiqit, janë dy ngjarje që nuk po arsyetohen nga opinioni publik i Kosovës.

Në lidhje me këto zhvillime në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u tha se ngjarja në veri të vendit është ecuri e premtimeve që qeveritë e kaluara i kanë bërë Vuçiqit.

Dihet se Serbia është gjeneratore e të gjitha atyre që po ndodhin në veriun e Kosovës në këto 20 e më shumë vjet. Nuk është problem në veriun e Kosovës pozita juridike e as sociale e as kombëtare e serbëve atje,por problemi qëndron në interesin nacional të Serbisë ndaj veriut të Kosovës të cilin e dëshiron të ndarë siç i është premtuar edhe nga do ish-lider të Kosovës si Hashim Thaçi, Kadri Veseli që sot po e përmendin ndarjen edhe Vlora Çitaku, Ramë Buja nga PDK me përkrahjen edhe te Isa Mustafës përmes Asociacionit të tij të famshëm që Vuçiq nuk e largon nga goja”, u shpreh ai.

Image
Binak Maxharraj

Profesori më tej thekson që Vuçiq ishte ideatori i kryesor për sulmin në veri të vendit.

Serbia përmes kriminelëve, bandave kriminele e bëri aktin më të tmerrshëm, sulmin terrorist duke e sulmuar shtetin tonë, sovranitetin dhe integritetin e vendit. Ky sulm i organizuar përmes bandave terroriste, të udhëhequra nga terroristi Milan Radoiçiq të cilin vet Vuçiq, jo vetëm se nuk është ne dijini që sulmit siç deklaroi, por ishte ideatori dhe gjeneratori kryesor i kësaj masakre terroriste. Duke sulmuar pa paralajmërim një shtet sovran, të pavarur siç është Kosova me armatim të sofistikuar, ushtarak në numër të madh të marrë nga ushtria kriminele serbe e bartur për tu fshehur në Manastirin e Banjskës në veri të Kosovës”, shpjegon profesori.

Në fund, analisti thotë që loja e vet Vuçiqit brenda Serbisë dhe ndërkombëtarëve po merr konotacion të shfajësimit të Serbisë.

Por terroristët e Vuçiqit shumë shpejtë u befasuan me shpartallimin e tyre nga djemtë trima të policës së Kosovës. Loja e vet Vuçiqit brenda Serbisë dhe ndërkombëtarëve po merr konotacion të shfajësimit të Serbisë dhe aktorëve terroristë siç është Milan Radoiçiq i cili pas krejt kësaj po luan lojën teatrale të orkestruar nga vetë presidenti Vuçiq”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat