Marrëveshjet që po sjellin “gjak e lot” – Halil Geci ‘shpërthen’ me pyetje ndaj ish-pushtetarëve, i përmend një nga një!

Politika

Marrëveshjet që po sjellin “gjak e lot” – Halil Geci ‘shpërthen’ me pyetje ndaj ish-pushtetarëve, i përmend një nga një!

Nga: N. Shaqiri Më: 9 tetor 2023 Në ora: 17:41
Hashim Thaçi dhe Halil Geci

Më 24 shtator, grupet terroriste serbe me në krye kryekriminelin Milan Radoiçiq e të udhëhequra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vranë rreshterin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

Vrasja e më pas luftimi i terroristëve serbë me Policinë e Kosovës, është dënuar nga faktori ndërkombëtarë dhe ai vendor.

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci për këtë ngjarje thotë se vrasjen e Bunjakut e bëri organizata kriminale e Vuçiqit.

Vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe plagosja e dy policëve nga organizata kriminale e Aleksandër Vuçiqit e cila rrezikojë direkt integritetin territorial të Kosovës dhe jetërat e qytetarëve në atë pjesë të atdheut, si dhe pjesëmarrja e kishave ortodokse në kriminalitet dhe destabilizimin e vendit ia prishi punën Borellit, Lajçakut, Stanishiqit të Drenicës dhe Kristaqit të Shqipërisë dhe stanishiqave tjerë. Këmbëngulsëia e Kryeministrit Kurti se nuk i tërheqi policinë e me lanë veriun në dorën e kriminelëve pavarësisht të presioneve nga BE-ja na doli se Kryeministri kishte të drejtë”, thotë Geci.

Sipas tij, kjo u pa se BE-ja ka qenë në dijeni për futjen e terroristëve serbë dhe armatimin e tyre duke i bërë presion Kosovës që t’i tërheqë policinë dhe ta ndajnë Kosovën.

“Paramendone po të zmbrapsej Qeveria e t’i tërhiqte policinë çfarë e paskan pasur ndërmend me bërë Serbia dhe Vuçiqi? Prandaj koha e ëmbël për t’i pytur analistat dhe opozitarët kush e formoi Listën Serbe dhe Radoiçiqin në krye të saj..? Ju që mbështesni Radoiçiqin dhe që ia bëtë tradhtinë atdhut me marrëveshje të këqija e që sot e 23 vjet pas lufte po na sjellin gjak dhe lot kush “krahi” jeni ju! Ju që i mbështetni kriminelët që për 20 vjet vratë e vjedhët këte vend sa kanë dashur, çfarë morali po i shitni popullit, na tregoni ta dimë kush “krahi” jeni ju?”, pyet Geci.

Geci vazhdon të pyet ata që e sollën Zajednicën me kompetenca ekzekutive se kush janë dhe pse duan ta zhbëjnë shtetin e Kosovës?

“Ju që mbështetni ata që i falën Malit të Zi 8226 h tokë Rugove, kush “krahi” jeni ju! Ju që i mbështetni ata që votuan Ekstraterritore për Manastire Serbe pa qenë kurrë Manastire serbe, kush jeni ju! Ju që i mbështetni ata që i vuan “Fukëëënoten” Kosovës duke e quajtur e fluskë bore, çfarë shqiptarësh jeni ju! Ju që lejuat kolonizimin e Mitrovicës duke e mbështetur Serbinë që të kolonizojë dhe ndërtojë shtëpia dhe banesa për sërbë të ardhur nga Kroacia pa qenë kurrë shtetasë kosovarë, dhe lejuat dhe i ndihmuat Serbisë me firmat e juaja të preferuara shqiptare ndërtimin e shtëpive të pa numërta në luginën e Diellit duke sjellur sërbë nga vendet tjera të ish Jugosllavisë kush jeni ju! Ju që i mbështetët të dyshuarit e vrasjeve politike që sot i mbanë Haga si krye pogllavicën e krimit që vriste shqiptarë me porosi dhe i etiketonit për tradhti në emër të UÇK-së kush “krahi” jeni ju”, pyet tutje ai.

Geci vazhdon me pyetjet e radhës.

“Ju që e bëtë kryetar Shteti, spiunin e Serbisë Polari, aij që tentoi ta shkatërrojë Kosovën me ndarje dhe zajednicë kush jeni ju!? Ju që e mbështetni ata që e votuan Gjykatën Speciale për t’i barazuar krimet me Serbinë e me miratimin e kësaj gjykate Serbia ka mbetur viktimë kurse UÇK-së dhe Kosovës ja keni qitur faqen e zëzë para botës Demokratike, duke e ditur se çfarë t’merresh kanë përjetuar shqiptarët nga kriminelët serbë kush jeni ju!”, përfundon Geci, pyetjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat