Garancia nga SHBA/ Vetëm kështu duhet të themelohet Asociacioni

Politika

Garancia nga SHBA/ Vetëm kështu duhet të themelohet Asociacioni

Nga: P.Rudi Më: 10 tetor 2023 Në ora: 08:01
Albin Kurti dhe harta e Kosovës

Sipas ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier Kosova mund t’i ndajë idetë për Asociacionin me SHBA-të, por që pastaj duhet punuar me BE-në.

“Unë e shoh rolin e SHBA në këtë mënyrë siç e shoh rolin e SHBA në pjesën tjetër të dialogut. Pra, nëse qeveria e Kosovës dëshiron të parashtrojë idetë e saj se si të ecë më mirë përpara me një proces të besueshëm për themelimin e një Asociacioni duke përfshirë dhënien e ideve ose një draft aktual të një draft statuti, ne do ta mirëpresim këtë. Dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron ta ndajë këtë fillimisht me Shtetet e Bashkuara për reagimet tona, kjo është në rregull. Do ta mirëprisnim edhe atë” ka theksuar Hovenier në një intervistë me prestigjiozen ndërkombëtare “Bloomberg”.

Por sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Asociacioni i komunave serbe në Kosovë duhet të bëhet vetëm me SHBA- në si garantuese.

Image
Analistit politik, Faton Mehmeti

“Mendoj se qëndrimi i presidentes Osmani për Asociacionin është alternativa më e mirë e mundshme. Sipas propozimit të presidentes Asociacioni duhet të bëhet vetëm me SHBA, me garancinë të tyre ndryshe jo”, shprehet Mehmeti.

“Deklarata e ambasadorit Hovenier është politike dhe sipas qëndrimit të njohur amerikan. Por, nuk mjafton vetëm fjalë, duhet dokument i dakorduar e që nuk bie ndesh me Kushtetutën, pa kompetenca të rezervuara si dhe pa alternativë që Serbia të jetë garant për serbët brenda Asociacionit.

Nevojitet çdo gjë të jetë e shkruar, e formuluar dhe nën garanci të SHBA-së”, shton Faton Mehmeti.

Sipas tij, Bashkimi Evropian ka dështuar tërësisht në dialogun Kosovë-Serbi.

“BE ja dështuar në dialogun Kosovë-Serbi, vetëm SHBA mund ta shpëtoj arritjen e marrëveshjes së Ohrit si bazë për marrëveshje finale, nëse BE përpëlitet dhe futet në proces, dështimi është i sigurt. Jam i bindur se SHBA do jetë “gjykatësi” i marrëveshjes finale”, përfundon për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat