“Grindaveca”/ Analisti i ashpër me deputetët e Kuvendit – Kjo ëshët humbja më e madhe që votuan në Kuvend!

Politika

“Grindaveca”/ Analisti i ashpër me deputetët e Kuvendit – Kjo ëshët humbja më e madhe që votuan në Kuvend!

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:34
Kuvendi i Kosovës

Tash e sa kohë në Kuvendin e Kosovës po tentohet të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare.

Marrëveshje këto, të cilat sipas qeverisë janë që nga nëntori i vitit 2022, dhe ende nuk janë votuar.

Për këto marrëveshje duhet të votojë edhe opozita e cila gjithë këto kohë, po i bllokon duke mos i votuar, madje edhe kanë deklaruar se nuk i votojnë, duke mbajtur “inatin” me qeverinë Kurti.

Analisti Binak Maxharraj shprehet ashpër ndaj deputetëve të Kosovës, për të cilët thot se nuk po punojnë për interesa të qytetarëve, duke shtuar se secili prej tyre po mundohet të jetë më azgan(prijës) se tjetri.

“Në Parlamentin e Kosovës në të gjitha legjislaturat ka pas dhe ka njerëz të ditur, të urtë por një pjesë e madhe janë militantë të partive që as emrin e tyre s’din mirë me e shkru janë njerëz të pashkolluar dhe shumë të paedukuar, grindaveca, hajna rrugaça ku më shumë ndëgjohën sharje, fyertje të njeri tjetrit, sepse secili mundohet me qenë më azgan, më bajraktar se sa tjetri që në të vërtëtë nuk janë askushi.

Në Parlamentin e Kosovës ka shumë inate dhe aspak mirësi, shtyrje brrylash për interesa partiak e më pak asosh për interesa të qytetarëve, kombëtare etj. Deputetët e Kosovës më shumë punojnë e veprojnë për interesa partiake, nuk i votojnë ligjet me interest e vendit e as ato ndërkombëtare çfarë e vënë në pyetje edhe ekzistencën e parlamentit.

Në Paralementin e Kosovës nuk janë raste te rralla kur deputeti edhe kontrabandohet, bëhet mall i cili shitet dhe plehet në tregun e partive politike e jo pse ky ose ai deputet paska cilësi më të mira, por thjeshtë e konsiderojnë deputetin si një numër”, thotë ai.

Ai madje, kthehet pas në kohë, duke përmendur Çakorrin, si humbjen më të madhe që bënë deputetët e Kuvendit.

Ai i quan deptetë të papërgjegjshëm, duke mos respektuar as votën e popullit.

“Deputetët e Parlamentit të Kosovës shumëherë nuk janë në funksion të mbrojtjës së kombit, nuk janë në mbrojtje të kufijve, të sovranitetit dhe integritetit të vendit por shkojnë kolektivisht në tradhti kombëtare. Këtë më së miri e tregon kur ata e votuan humbjen e Çakorrit të cilët e bën tradhtinë më të turpshme në historinë parlamentare të Kosovës.

Për shkak të sjelljeve të këtilla të deputetëve të papërgjegjshëm, është në pyetje edhe ekzistenca e vetë Parlamentit për shkak të këtyre kapadahive deputetë që i thonë vetes dikush e nuk janë askushi, janë hiqa.

Ky është deputeti i jonë më shumë mjeran, rrugaç, grindavec, të pa dinjitetshëm, njerëz që se respektojnë as institucionin e Parlamentit, as të qeverisë e as te presidencës por as së respektojnë votën e popullit”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat