“Pas Banjskës në veri të Kosovës terroristët serbë do sulmojnë RMV-në në Kumanovë”

Politika

“Pas Banjskës në veri të Kosovës terroristët serbë do sulmojnë RMV-në në Kumanovë”

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:47
Banjskë, Zveçan

Më 24 shtator Kosova u zgjua nga një sulm terroristë nga serbët në Banjskë të Zveçanit.

Prijës i sulmit ishte Millan Radoiçiq, cili iku në Serbi dhe pasi u arrestua atje u lirua menjëherë.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, për sulmin në Kosovë, thotë se një sulm i tillë mund të ndodhë në Maqedoni të Veriut, në Kumanovë.

Profesori këtë e lidh me partinë maqeodnase VMRO, për të cilën thotë se nëse nuk voton ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së, atëherë kjo parti i bie se është kundër BE-së e me Serbinë e Rusisë.

“Nëse partia opozitare e Mickoskit, VMRO-ja, nuk voton ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së, kjo do të thotë se partia e Mickoskit është kundër BE-së e me Serbinë e Rusisë.

Mos ndoshta partia opozitare e VMRO-së është në koalicion të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, që me anë të terroristëve serbë në Kumanovë të destabilizojnë RMV-në, kur dihet se 80% të maqedonasve me gjuhë, zemër e shpirt janë me Serbinë. Terroristët serbë në Kumanovë do përskeqin jo maqedonasit me serbet, por shqiptarët me maqedonasit, shqiptarët e RMV-së do jenë kundër terroristëve serbë në Kumanovë, kurse maqedonasit do jenë në anën e terroristëve serbë”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat