Edi Ramës i vjen një reagim i ashpër pas fjalimit në Kuvend: Nuk sulmoi Kosova në Serbi, por Serbia në Kosovë!

Politika

Edi Ramës i vjen një reagim i ashpër pas fjalimit në Kuvend: Nuk sulmoi Kosova në Serbi, por Serbia në Kosovë!

Nga: A.SH Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë dhe një herë thirrje që KFOR të marrë në kontroll Veriun e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ka thënë se shtimi i trupave nuk cënon sovranitetin e Kosovës.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi i ka reaguar ashpër Ramës për fjalimin e tij në Kuvend rreth Kosovës.

Ai pyet Ramën se çfarë u solli ideologjia e tillë paqësore me shtetin serb në Luginën e Preshevës, duke shtuar se atje vendet po "serbizohen".

“Ideologjia paqësore ndaj shtetit serb dhe kontaktet me kriminelin e luftës Vuçiq, bëhet për të sjellur zgjidhje të çështjeve. Këtu po paraqes një pytje:

Çfarë i sjellin shqiptarëve ideologjia e tillë paqësore me shtetin serb në Luginën e Preshevës?

Nga atje po dëbohen nga pushteti serb shqiptarët! Gjendja është keqësuar dhe prapë po çregjistrohen shqiptarët. Lugina është në rrezik të asimilohet. Medvegja është serbizuar. Tash po serbizohet Bujanovci. Priten masa të rënda ekonomike, sociale e shoqërore, si dhe politike e shtetetërore edhe në Preshevë, si qendër kryesore e shqiptarëve në Luginë.

Çfare po bëni z.Rama me atë pjesë të kombit?!

Në Kuvend fare nuk e shprehet mendimin dhe nuk dhatë asnjë mendim për shqiptarët për Luginën e Preshevës. Treguat se paqeja është vendimtare! Në Kosovë dhe në Shqipëri e besojnë këtë. Pa paqe nuk ka të ardhme. Po si? Me nënshtrim të Kosovës dhe me serbizim të Luginës! Jo. Kjo nuk pranohet”, thotë ai.

Më tej, profesori i përmend edhe përkrahjen për Asociacionin, por pres Lugina nuk nuk të ketë Asociacion z.Rama?

E përkrahet Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. E nuk treguat se pse Lugina e Preshevës nuk mund të ketë Asociacion? Na dhatë mësim për miqët tanë, sikurse mos me ditur shqiptarët, se kush janë miqët e shqiptarëve!. Shqiprarët e ruajnë me fanatizëm miqësine më UE dhe me me SHBA. E dojne me zemër Anglinë, Gjermaninë dhe sidomos SHBA-të. Jane falenderues për aksionet luftarake në vitin 1999. Kurrë nuk janë kundër forcave të KFOR-it në Kosovë. Pa to Kosova nuk ka të ardhme.

Në Kuvend nuk treguat z Rama se nga duhet të shkojmë si komb!

Nuk dhate perspektivë. Na le si komb pa status të shtetit!”, shprehet ai.

Tutje, pyet Ramën a ju tha SHBA të shkoni në Beograd, dhe Ballkani i hapur që ju ishit pjesë nuk ishte ide e BE-së?

“Thatë:"Do të kontaktojë Vuçiqin. Mbaje kontakte me Serbinë. Edhe më tej kështu do të bëjë në raport me shtetin serb".

Të gjitha të lidhura me UE e me SHBA! Kjo nuk është e drejtë.

Nuk iu tha SHBA të shkoni në Beograd.! Nëse po, tregoni.

Nuk është ide e UE Ballkani i Hapur. UE është për Procesin e Berlinit.

Nuk sulmoi Kosova në Serbi. Por shteti serb e sulmoi Kosovën me qellim që katër komunat e veriut të Kosovës t’ia shkëputë dhe t’i aneksojë Serbia. Këto janë fakte. Kuptohet se jeni, z.Rama, Kryeministër i Shqipërisë. Ashtu, si kryeminister dhe mbrojtës i çdo pjese të kombit, kërkohet të silleni. Shpresoj se kështu do të veproni”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat