Policia e Kosovës u shkaktoi telashe të mëdha terroristëve serbë/ Detajet: Ja përse dronët amerikanë janë të dobishëm në situatën aktuale

Politika

Policia e Kosovës u shkaktoi telashe të mëdha terroristëve serbë/ Detajet: Ja përse dronët amerikanë janë të dobishëm në situatën aktuale

Nga: M.Lakna Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:02
Ceremonia e dhurimit të dronëve

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, ditë më parë kanë përfituar donacion shtatë dronë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, tha se shteti i tij është i përkushtuar që ta ndihmojë Policinë. Ai madje tha se përkrahja nuk do të mungojnë asnjëherë.

7 dronë që i dhurojmë Policisë dhe IPK-së, do të ndihmojnë në luftimin e dukurive negative. Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara dhe luftimin e kontrabandës. Marrja e informatave të mira do të ndihmojë edhe marrjen e veprimeve me kohë”. Mbështetja për IPK, ne i japim mbështetje transparencës dhe llogaridhënies, prandaj do të punojmë me Policinë drejt quarjes përpara veprimet që janë në të mirë të qytetarëve. Dua të them se gjatë pesë viteve të fundit, ShBA-ja ka ofruar mbi 20 milionë dollarë mbështetje në forma të ndryshme për organizatat e policisë”, tha tutje Hovenier.

Kjo ndihmë nga SHBA vjen disa javë pas sulmit terrorist që Serbia ushtroi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

E sipas ish komandatitit të Njësitit Policor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha kjo ndihmë ka ardhur pas suksesit të Policisë së Kosovës në përballjen me terroristët serbë më 24 shtatator.

Image
Hafir Hoxha

“Reagimi i shpejt dhe profesional i strukturave të shtetit të Kosovës në tërësi në rastin e futjes së grupit terrorist serb në Banjskë, lokalizimi dhe rrethimi i shpejt i tyre nga organet e sigurisë së shtetit me njësitet operative policore kanë befasuar pozitivisht aleatët e Kosovës, me vet faktin që reagimi ishte i shpejtë, i matur dhe profesional dhe u parandalua eskalimi i planifikuar i trazirave, konflikteve, vrasjeve dhe dëmeve të mëdha në njerëz dhe në pasuri private e shtetërore. Si rezultat ka gëzuar aleatët tanë e në veçanti ata që kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në sistemin e sigurisë së shtetit më konkretisht në Policinë e Kosovës.”, tha Hoxha për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, me reagimin e shpejtë dhe profesional të Kosovës dhe Policisë së saj më së shumti është befasuar vet grupi terrorist dhe presidenti serb Vuçiq dhe liderët të tjerë ekstremist të politikës dhe sigurisë në Serbi.

“Atyre u kanë dalë telashe të mëdha për të bërë kamuflime, propagandë dhe informim të rrejshëm për qytetearët e Serbisë pasi kanë pësuar humbje në tre njerëz, në teknikë, në politik të brendëshme dhe të jashtme”, ka nënvizuar ai.

Hoxha më tej ka theksuar se SHBA ishte mbështetja kryesore për sigurinë e Kosovës në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me sigurinë.

Suksesi i Policisë së Kosovës i ka gëzuar ata më së shumti prandaj në formë të falënderimit, por edhe në përforcim të mëtejmë të sigurisë në vend ata dhuruan shtatë dronë për Policin e Kosovë”, është shprehur ai.

Në rastin e Banjskës, sipas ish komandantit Hoxha, u dëshmua se pikërisht dronët ishin paisjet që na dhanë informata më së miri për të pasur pastaj kohë për të planifikuar organizimin e planit operativ për të reaguar kundër terroristëve.

Në lidhje me këtë ai ka ndarë edhe një pjesë nga përvoja e tij si ushtarak dhe komandant i një post-blloku kufitar.

“Unë vitin 1986-1987 isha Komandant i një postblloku (Karakolle) kufitare në Slloveni në kufi me Austrinë në regjionin e Mariborit . Sigurimin për 18 kilometra kufi e bëja me 30-35 ushtarë me 2-3 qenë, ishim në bashkëpunim të ngushtë me banorët e brezit kufitarë ku edhe ata e ruanin vetën e tyre (na informonin rregullisht nëse ka njerëz të panjohur, të dyshimtë rreth kufirit ) prandaj banorëve të kufirit duhet me ditë kur kujt si për çka t'iu besohet! Dhe në atë mënyrë kurrë sigurimi i kufirit nuk ka qenë në nivel të duhur, rregullisht kishte kalime ilegale. Më vonë kur vitin 1991 tejkalova në Ushtrinë Sllovene sigurimin e kufirit me austrinë e bënin Policia Kufitare, në numër shumë më pak se më herët me ushtarë, por pajisjet, kamerat mundësonin të bëhet sigurimi i kufirit në nivel”, ka potencuar ai.

Ai shton se sot Policia e Kosovës nuk ka nevojë t'i dergojë kudo policët tanë në patrullim në vijën kufitare me Serbinë, por posedimi i pajisjeve të avsnsuara për vëzhgim, filmim, përgjim me dronë ditën dhe natën japin mundësi që çdo metër e kufirit të vëzhgohet .

“Kontrollohen dhe dihen edhe rrugët, reliefi topografik i zonës kufitare (zona ka gjersinë 5 kilometra nga vija kufitare mes dy shteteve në dyja anët) njësitet tona Policore Kufitare dhe ato Speciale i dinë, i njohin mundësitë e reliefit deri në 5 kilometra andej vise kufitare në mbrendësi te Serbisë dhe vendosen patrullat në brendësi të vendit tonë në Zonën Kufitare dhe kapën trafikantët dhe ata që ilegalisht kalojnë kufirin krejt këto me ndihmën e Dronëve .

Pra, Dronët janë pajisje tepër të dobishme dhe të domosdoshme ku lehtësojnë aktivitetin e Policisë kudo ku janë ata të interesuar dhe i kanë të dhënat e shpejta dhe të sakta ku pastaj edhe reagimet, mobilizimi dhe intervenimi është i shpejtë dhe adekuat me nevojën”, shtoi Hoxha.

Në fund ai theksoi se kjo situatë e acaruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i tregon botës se Serbia ka pretendime serioze për të aneksuar veriun e Kosovës.

"Për fat të mirë këtu janë forcat e NATO-s, por ndryshimet politike në Serbi munden me ndodhë të befasishme dhe të pa pritura prandaj Policia e Kosovës, FSK dhe të gjitha strukturat e sigurisë duhet të punojnë, të angazhohen , të pajisen me mjetet e duhura dhe të nevojshme që ti kundërvihemi me forca mbrojtëse për çdo lloj agresioni eventual nga Serbia”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat