Vizita nga “pesëshja e madhe”/ Vjen reagimi i ashpër nga analisti – ka një paralajmërim jo të mirë për ndërkombëtarët!

Politika

Vizita nga “pesëshja e madhe”/ Vjen reagimi i ashpër nga analisti – ka një paralajmërim jo të mirë për ndërkombëtarët!

Nga: M.Haziri Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:03
Takimi i fundit i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 14 shtator 2023.

Më 21 tetor, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë, Francës do të shoqërojnë përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, qëllimi i vizitës është të shtyhet përpara zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit dhe Aneksit për zbatimin e saj.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se ky takim po vjen për të shtyer përpara dialogun Kosovë-Serbi mirëpo po sjellen sikur nuk ka ndodhu asgjë më 24 shtator.

Takimi i shumë përfolur i liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajtë të hënën në Tiranë i njohur si Procesi i Berlinit për të diskutuar për proceset e integrimeve te Ballkanit Përendimor, në të cilin edhe u “varros” për së gjalli krijesa amorfe e “Ballkani i Hapur”.

Image
Binak Maxharraj

Por,pse vjen më 21 tetor në Prishtinë kjo pesëshe e përbërë nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë, Francës do të shoqërojnë përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi, me të vetmin qëllim për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë thua se nuk ka ndodhë asgjë më 24 shtator”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që Kosova nuk duhet të vazhdoj dialogun pa u dënuar Serbia dhe pa i larguar sanksionet ndaj Kosovës.

Kjo pesëshe as duhet të vijë pas asaj që çka ka ndodhë më 24 shtator kur Serbia përmes kriminelëve dhe grupëve kriminele e sulmojë Kosovën pavaresinë dhe integritetin e saj territorial duke tentuar ndarjen e veriut me luftë anipse aty ishin forcat e KFOR-it. Kjo pesëshe evropiane po të ishte e sinqertë së pari në takimin e datës 21 shtator do të sillte vendimin e BE për heqjen e sanksioneve të padrejta të vëna Kosovës kohë më parë”, thekson profesori.

Në fund, analisti shtoi që me këtë pesëshe te BE/SHBA nuk mund të bisedohet për vazhdimin e dialogut, në veçanti as për implementimin e marrëveshjes së Bukselit dhe Ohrit.

Pra, shkurtë e thjeshtë le të vijë kjo pesëshe në Prishtinë mirëpo nuk ka takim me Vuçiqin, derisa bashkësia ndërkombëtare BE dhe SHBA të sanksionoj Serbinë për krimin, për terrorin që e bëri në veri duke e thyer kufirin që është shkelje flagrante e sovranitetit të Kosovës. Pra, shkurtë e thjeshtë me këtë pesëshe te BE/SHBA nuk mund të bisedohet për vazhdimin e dialogut, në veçanti as për implementimin e marrëveshjes së Bukselit dhe Ohrit. Pra mbajeni në mend lufta për pushtimin e veriut nga Serbia nuk ka pushuar”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat