Vjen “goditja” e radhës për Ramën – analisti ka disa fjalë pas mbrojtjes së vazhdueshme ndaj Vuçiqit, ja çfarë përmend!

Politika

Vjen “goditja” e radhës për Ramën – analisti ka disa fjalë pas mbrojtjes së vazhdueshme ndaj Vuçiqit, ja çfarë përmend!

Nga: M.Haziri Më: 21 tetor 2023 Në ora: 22:04
Aleksandër Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama

Samiti i mbajtur në Tiranë dhe deklaratat kundër Kosovës nga Rama morën vëmendjen e opinonit publik.

Se Rama mbanë anen e Vuçiqit tashmë është dëshmuar në shumë deklarata që ai ka dhënë për media.

E në lidhje me këtë situatë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur analisti Dedë Preqi.

Ai u shpreh se në Samitin e mbajtur në Tiranë, Rama në vend se të mbante anen Kosovës ai e “goditi” atë.

“Pse duhet të merremi me arrogancën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin shqiptarët e Kosovës, e pranojnë si vëlla të gjakut vet, por ky njeri nuk sjellët i tillë, duke kuptuar se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, janë një koshere e njëjtë dhe e përbashkët që i përafron dhe bashkon ura vëllezërore nëmes vete, që do jetë e përjetshme dhe Edi Rama, e ka kot që këtë lidhje ndërvëllezërore ta zhbëjë për interesa personale dhe miqve të tij.

Image
Dedë Preqi

Secili do të pyeste se, pse kryeministri shqiptar Edi Rama, po sjellet me Kosovën dhe kryeministrin e saj aktual Albin Kurti, në këtë mënyrë të këtij niveli aq të ulët, duke e goditur Kosovën, aty ku i dhemb më së shumti, i cili edhe në konferencën e fundit të samitit të BE-së, në Tiranë, u shqua me kritika të ashpëra ndaj këtij vendi, dhe në mbrojtje të Serbisë dhe Vuçiqit, pa ndonjë vërejtje dhe sanksionim ndaj këtij vendi”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që takimi i liderëve të BE-së, dhe Ballkanit perëndimor në Tiranë, nuk i jep dënim të merituar, por tërthorazi e dënon sulmin terrorist të Vuçiqit dhe Serbisë, në Banjë të Zveqanit.

“A thua se edhe ndërkombëtarët do të pajtohen me arrogancën e tij, apo nuk do të pajtohen me sjelljet dhe kritikat e pa arsyeshme ndaj Kosovës, duke ditur se Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran po sakrifikon dhe po vuan për të mbrojtur të drejtat e veta, apo Edi Ramën, e kanë gjetur si njeriun e duhur në këtë format të tradhëtarit, që t’i shkatërrojë dhe përçajë shqiptarët në mes vete, e cila strategji i konvenon edhe palës serbe dhe Vuçiqit.

Takimi i liderëve të BE-së, dhe Ballkanit perëndimor në Tiranë, nuk i jep dënim të merituar, por tërthorazi e dënon sulmin terrorist të Vuçiqit dhe Serbisë, në Banjë të Zveqanit, i cili kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës, prandaj Kosova e ka vështirë të pajtohet me terroristët e tillë, kur dihet një rrezik që i kanosej gjithandej nga Serbia, i cili është i dukshëm drejt përsëdrejti, dhe me cilën përshtypje se do të kthehet gjendja në një normalitet të dëshirueshëm”, shpjegon Preqi.

Sipas Preqit, Rama më shumë bënte reklama të biznesëve se sa që mbante një qëndrim serioz për Kosovën.

Dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si një nikoqir i këtij takimi të liderëve të BE-së, dhe të Ballkanit perëndimor në Tiranë, do duhej me një seriozitet dhe nga një karakter i vendosur të shqyrtojë dhe të dënoj sulmin terrorist të Serbisë, në prani të këtij takimi, që do të tingëllonte më fuqishëm zëri i shqiptarëve dhe liderit të saj kundër një djallëzie të tillë terroriste serbe.

Jo vetëm që krijohet përshtypja se, Edi Rama, do ta kishte brengë çështjen e Kosovës, por më shumë ishte i interesuar që ndaj këtyre liderëve të mbizotëroj reklama e Edit, duke u servuar pizza të parcelonit me pikturën e kryeministrit Rama, një pasqyrim i gjithë asaj që emërtohet me rolin e tij në këtë takim, ku po luhet me fatin e popujve, apo në këtë rast me fatin e popullit të Kosovës”, shtoi ai.

Në fund, analisti nënvizon që për shkak se Rama i mbanë politikës së Vuçiqit atëhere ai duhet të shpallet “non grata” në Kosovë.

Edi Ramës, më shumë po i shkon përshtati ta mbrojë politikën e Vuçiqit, duke rrëmih bukur shpesh në themelet dhe të drejtat e shtetit të Kosovës. Në një mënyrë duke e favorizuar dhe përkrahur agrosorin historik të popullit shqiptarë. Që ka një domethënie tradhëtare për një lider të tillë shqiptar dhe çfarë do qoftë ai, i cili nuk e meriton asnjë respekt dhe asnjë konsideratë, por kërkohet që të shpallet si përson « non grata » në Kosovë, duke e marrë titullin «mjeshtër» i tradhëtisë kombëtare”, përfundoi Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat