Analisti i shuan shpresat Serbisë për Asociacionin - ka një parashikim të keq për Vuçiqin dhe synimet e tij!

Politika

Analisti i shuan shpresat Serbisë për Asociacionin - ka një parashikim të keq për Vuçiqin dhe synimet e tij!

Nga: M.Haziri Më: 28 tetor 2023 Në ora: 16:33
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Takimi i palëve për dialogun Kosovë-Serbi nuk arriti të sjellë një marrëveshje finale për të dy shtetet.

Ndërkombëtarët u deklaruan përsëri se një raport normalizimi mes dy vendeve nuk ka ndodhur.

Në lidhje me këto zhvillime në një prononcim për “Bota sot”, ak folur analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai tregoi një kronologji të situatës në Kosovë duke përmendur plotë 22 vite të keqqeverisjes.

Shumica në Kosovë, për shumë vite nuk kanë qenë të kënaqur më njerëzit e politikës. Ata nuk krijuan vlera shoqërore te mirefillta , se logjika e tyre ishte logjikë përjashtuese, e të mirës karshi të keqës. Humbi besimi i shumicës se u bënë milionerë brenda natës pa asnjë mund, me para të taksapaguesëve të Kosovës. Kosovën shumë e mbuloj krimi dhe korrupsioni. Kosova në vend të rrugës të progresit, zgjodhi rrugën e kthimit mbrapa.Shumë u la rruga e lirisë, demokracisë , progresit dhe lirisë politike .Për atë edhe Kosova për shumë vite me shumë ishte despotike se sa demokratike. Kështu mbrapsht na kaluan plotë 22 vite”, u shpreh ai.

Image
Skënder Mulliqi

Më tej, analisti thekson që Qeveria e tanishme po bënë luftë titanike për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe natyrisht që marrëveshjet e nënshkruara nga Mustafa dhe Thaçi nuk do të zbatohen.

Pas dëbimit të Serbisë fashiste nga Kosova nuk është pritur një zhvillim më shumë negativ se sa pozitivë të ngjarjeve politike dhe i rrjedhave ekonomike. Ishte kjo një torturë e llojit të vet mbi qytetarët të cilët mezi priten lirinë dhe shtetin sovran e të pavarur.Klasës së kaluar politike shumë ju pa sherri edhe në planin e jashtëm me marrëveshjet të dëmshme me Serbinë gjatë zhvilimit të dialogut. Tash pushteti i Albin Kurtit po bënë luftë titanike në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës,e që shumë ka ardhur para aktit të kryer. Ai po mbron që të mos jetësohen marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 të Asociacionit me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe, të firmosura nga Thaçi dhe Mustafa. Ju ka nënshtruar presionit të BE lidhur me këtë temë ,më shumë se kurrë më parë”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat