Spartak Ngjela tregon skenarin e radhës për dialogun Kosovë – Serbi/ Ka një paralajmërim për situatën!

Politika

Spartak Ngjela tregon skenarin e radhës për dialogun Kosovë – Serbi/ Ka një paralajmërim për situatën!

Nga: M.Haziri Më: 29 tetor 2023 Në ora: 20:10
Spartak Ngjela

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar pas takimeve që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Jemi shumë të shqetësuar me ngërçin në procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Sulmet terroriste i kemi dënuar përsëri në takime, që i patëm të ndara me Kryeministrin Kurti bashkë me Presidentin Macron, Kancelarin Scholz, Kryeministren Meloni dhe Presidentin Vuçiq, për të shpjeguar edhe një herë se rruga e vetme përpara është normalizimi me dialog që rruga evropiane kërkon normalizim mes dy palëve.

Është një pengesë e madhe e që është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në mënyrë që të ndihmohen palët për të arritur marrëveshje, bashkë kemi prezantuar një propozim serioz evropian dhe të balancuar për ta themeluar këtë asociacion dhe kemi insistuar që palët ta shfrytëzojnë këtë rast që do të ishte hap i madh përpara drejt procesit të normalizimit dhe të shmangen spiralet e reja të dhunës”, ka thënë ai

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar Spartak Ngjela

Kosova me aq turp i theu në 14 shtator

Ai u shpreh se Vuçiq është segment terrorist nga koha e Millosheviçit dhe se nuk pranon pavarësinë e Kosovës, kështu palët nuk kanë shkuar për marrëveshje.

Në të vërtetë kjo që thotë Borrell, është e vërtetë. Palët nuk kishim shkuar për të bërë marrëveshje.  Vuçiq është segment terrorist që nga koha e Milosheviçit. Si të gjithë politikanët ekstremistë të Serbisë edhe Vuçiq nuk e pranon dot pavarësinë e Kosovës Perëndimorët në politikën e lartë të tyre tallen me karakterin infantil të qëndrimit të Vuçiq. I gjithë grupi ekstrem antishqiptar në filozofinë e tyre kanë pasur vetëm një devizë: Ose ne ose shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.  Ky ka qenë qëllimi i krimi i tyre shekullor: Zhdukja e shqiptareve. Por tani po e shohin se shqiptarët me të dy shtetet e tyre në Ballkan, janë shumë më të fortë se serbët.  Dhe pikërisht këtu e ka origjinën sëmundja e tyre aktuale. Dhe kulmin kjo sëmundje e arriti në sulmin që ata i bënë Kosovës në 24 shtatorin që kaloi. U mundën me turp në atë sulm, dhe këtë gjendje nuk e pranojnë dot”, u shpreh ai.

Duke vazhduar bisedën avokati përmendi më lartë sulmin e 24 shtatorit duke thënë që serbët nuk e kishin pritur që do të i thyente Kosova kaq shumë me turp.

Gjatë gjithë ditës gënjejnë se ata janë fituesit, kurse ekstremizmi serb është tani në depresion. Ata kurrë nuk mund ta kishin menduar se do t'i thyente Kosova me aq turp sa i theu në 14 shtator. Nga burimet e brendshme jemi të informuar se serbët e ekstremit patologjik mblidhen grupe-grupe dhe qajnë. Kjo po iu ndodh sepse kanë qenë të indoktrinuar dhe shpresën e besimit të tyre në vazhdim për të shpërbërë Kosovën, e kishin mbështetur te sulmi barbar i 24 shtatorit të këtij viti. Por sa më shumë ditë shkojnë nga dita e betejës së humbur, aq më të rënduar janë në Beograd.

Gazetat e reaksionit antishqiptar flasin vetëm nonsense, janë pa fare logjikë në diskutimet e tyre nacionaliste, por kjo është e kuptueshme se kështu do të ndodhte. Serbëve iu thye në çështje minutash e gjithë krenaria e tyre që u kishte  ardhur nga propaganda e Beogradit për kurorën e tyre në Ballkan, dhe tani nuk duan ta besojnë atë që iu ndodhi në 24 shtator”, shpjegon ai.

Më tej, avokati shton që serbët nuk e dinë dhe nuk e gjejnë dot ku qëndron forca ushtarake e Kosovës, dhe gjithë dyshimin e kanë te ekzistenca aktive e trupave ushtarake amerikane në Kosovë.

Patologjia histerike e një nacionalizmi të sëmurë pushtues dhe të ushqyer me gënjeshtra, kur i bie krenaria si humbës i një lufte, nacionalistët e sëmurë kalojnë në depresion. Sot serbët e Beogradit politik janë në depresion. Ata nuk e dinë dhe nuk e gjejnë dot ku qëndron forca ushtarake e Kosovës, dhe gjithë dyshimin e kanë te ekzistenca aktive e trupave ushtarake amerikane në Kosovë. Pikërisht kjo është arsyeja që propaganda serbe në Beograd ditë për ditë futet në gënjeshtra të reja”, potencoi ai.

Bisedime të zgjatura

Ngjela tha tutje që bisedimet janë të zgjatura mirëpo Kosova është në favor se po të mbaroi durimi amerikan, politika amerikane do të bëjë goditje të forta.

Gjithashtu avokati përmendi që amerikanët po presin thellim të mëtejmë të krizës ekonomike të Rusisë për këtë arsye edhe po zgjasin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po, kushtet e Kurtit nuk do të mund të pranohen kurrë nga Vuçiq. Por çfarë do të ndodhë?  Sot kemi bisedime të zgjatura. Pa asnjë rezultat. Por ndërkohë Kosova është në favor, se po të mbaroi durimi amerikan, politika amerikane do të bëjë goditje të forta. Kurse shteti shqiptar i Kosovës është domosdoshmëri për politikën amerikane. Rrethe të caktuara te ekspertizës politike në Uashington, kërkojnë t'i vënë kushte të reja Serbisë. Por ndërkohë, gjithë shpresa e politikës amerikane është te thellimi i mëtejmë i krizës ekonomike në Rusi. Kriza ekonomike e Rusisë vijon prej vitesh. Dhe nuk ka shpresë të dalë sepse Rusia është nën embargon amerikane.  Kjo është arsyeja kryesore që amerikanët duan ende bisedime Serbi-Kosovë. Bisedimet e gjata midis palëve ndërluftuese  në një luftë që zgjat dëmtojnë psikologjikisht humbësin e luftës për të cilën po bëhen bisedimet”, thekson avokati.

Në fund Ngjela tregon skenarin e mëtejshëm që do të ndodhë në ditët në vazhdim.

“Prandaj kuptohet se Humbësi i luftës për pavarësinë e Kosovës është detyrimisht në një situatë kritike. Por Vuçiç nuk e kupton dot se nuk e lë mllefi nacionalist i pushtuesit të mundur. Dhe koha do të ecë kështu: bisedime midis Kurtit fitues i luftës së vitit 1999, dhe Vuçiqit që është humbësi i kësaj lufte. Kurse kriza ekonomike në Rusi është shumë e thellë dhe po pritet që Vuçiq të drejtohet edhe nga Kina. Por, a mund të hyjë Pekini politik në një luftë kundër Amerikës? Kurrë”, përfundoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat