Juristi vjen me një paralajmërim pas bastisjeve nga Specialja – ky do të jetë skenari i radhës!

Politika

Juristi vjen me një paralajmërim pas bastisjeve nga Specialja – ky do të jetë skenari i radhës!

Nga: M.Haziri Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:32
Gjykata Speciale

Gjatë ditës së djeshme Hetuesit e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Gjithashtu përveç shtëpisë së Smakaj është bastisur edhe shtëpia e Blerim Shalës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçit.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se dyshimet e Speciales duhet të kenë bazë dhe për këtë arsye edhe do të vazhdojnë hetimet.

Ata duht të dinë dhe të kenë arsye bastisjen, ata duken shumë seriozë në hulumtimin fakteve. Tash a ka hetim pa bazë apo me bazë varet raporti në Speciale, dyshimet duht të kenë bazeë, hetimet qojnë në drejtim të tillë”, u shpreh ai.

Image
Blerim Burjani

Juristi më tej thekson që ka qindra fakte e dyshim reale për 24 vjet kishte korrupsion të tmerrshëm ku janë bërë milionera edhe disa prej tyre.

Specialja nuk mund të ngjajnë në Prokurorinë e Kosovvs dhe pse ka qindra fakte e dyshim reale për 24 vjet kishte korrupsion të tmerrshëm ku janë bërë milionera apo kanë themeluar ndërmarrjet shumta operojnë me para të vjedhura”, shpjegon juristi.

Në fund, ai paralajmëron që priten aktakuza të tjera të ngriten.

Hetimet e Speciales do të vazhdojnë do të ketë përplotë hetime tjera dhe priten se paku edhe dy aktakuza të ngriten”,përfundoi juristi Blerim Burjani për “Bota sot”.

Kujtojmë që gjatë mëngjesit të sotëm ka nisur bastisja e banesës së prindërve të Artan Behramit, ish-këshilltarit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Bastisja po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuar të Gjykatës së Hagës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat