Analisti nga Presheva: Shqiptarët të përfaqësohen në Parlamentin e Serbisë, kaq vende duhet të jenë të rezervuara në kuvend

Politika

Analisti nga Presheva: Shqiptarët të përfaqësohen në Parlamentin e Serbisë, kaq vende duhet të jenë të rezervuara në kuvend

Nga: A.SH Më: 31 tetor 2023 Në ora: 18:57
Presheva

Qeveria serbe i dërgoi të hënën presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç propozimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve që pritet të jetë 17 dhjetori i këtij viti.

Profesori nga Presheva, Refika Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se shqiptarët në Kosovën Lindore duhet të përfaqësohen me vende të rezervuara në kuvendin serb.

Sipas tij, e vetmja mundësi mundësi parlamentare e përfaqësimit është se duhet të jemi unifikues, duke u përfaqësuar në legjislativ dhe ekzekutiv.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut, dhe gjithë shqiptarët që janë në Vojvodinë dhe Serbi, ju takon të përfaqësohen me vende të rezervuara.

Në parlamentin e Serbisë, herë përfaqësohemi me një deputet, e herë me asnjë deputet, vetëm me vende të rezervuara për Parlament të Serbisë, bazuar edhe në akte e konventa ndërkombëtare, është zgjidhje e drejt, do të jemi një zë i unifikues në këtë Parlament nacional, duke u përfaqësuar në legjislativ dhe ekzekutiv.

E vetmja mundësi parlamentare e përfaqësimit, kështu edhe do shtrohet, debatohet e diskutohet edhe për përfaqësimin proporcional në gjithë instancat e institucioneve lokale dhe qendrore, investim në infrastrukturë, do të ngritet çështja e pasivizimit, zhvendosja dhe dëbimi, diskriminimi i pareshtur”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se Kosova lindere është krahina më e pazhvilluar, duke thënë se edhe në të gjitha legjislaturat Presheva përfaqësohet herë me një deputet e herë me asnjë

“Është Rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Ne, shqiptarët në këtë Krahinë, kemi mbajtur edhe Referendumin e datës 1 e 2 marsit 1992, kemi organizuar luftën përmesë Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ishte një kryengritje e armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit nën prezencën dhe monitorimin e faktorit politik dhe ushtarak të botës.

Gjithë legjislaturat e ndryshme tē Parlamentit të Serbisë, që nga përfundimi i luftës së UÇPMB-ës, përfaqësohemi herë me një deputet, apo herë mbetemi, pa asnjë përfaqësues në Parlament”, thekson ai.

Në fund, shton se në parlamentin serb shqiptarët duhet t’i kenë 6 ulëse, andaj Hasani i bën thirrje edhe BE-së që t’I përfill standartet e njejta që vazhdimisht kërkon në përfaqësim të pakicës serbe.

“Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen (6) gjashtë ulëse në parlament dhe (4) katēr vende do t’i fitojmë me vota të drejtëpërdrejta.

Si të bën përjashtim Serbia, që shqiptarët herë përfaqësohen me një deputet, herë me asnjë deputet nuk ka përfaqësim të shqiptarëvë në Parlament të Serbisë. Edhe në Kushtetutën e Serbisë të zënë vend të drejtat individuale dhe kolektive për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut, dhe gjithë shqiptarët që jan në Vojvodinë dhe Serbi.

Edhe BE-ja, do të duhej të përfill standardet e njëjta që vazhdimisht kërkon në përfaqësim të pakicës Serbe, kudo që jan në këtë pjesë të Ballkanit, prandaj edhe për Krahinën shqiptare në Serbi, i takon të përfaqësohet me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë?”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat