Sociologu ka një kërkesë urgjente për Ursula Von der Leyen: Detyrojeni Serbinë ta bëjë këtë gjë!

Politika

Sociologu ka një kërkesë urgjente për Ursula Von der Leyen: Detyrojeni Serbinë ta bëjë këtë gjë!

Nga: N. Shaqiri Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:14
Ursula von der Leyen

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku, thotë se oferta evropiane për Asociacionin nuk duhet të pranohet, pa u larguar emri i Kosovës nga kushtetuta e Serbisë.

Profesori thotë se, asociacioni, "në shtratin e Prokrustit" evropian, është gabim, prandaj shton se, (oferta" evropiane ("njohja de facto" në këmbim të Asociacionit"), pa largimin e emrit të Kosovës nga Preambula e Kushtetutës së Serbisē, assesi s'duhet të pranohet).

Këto deklarata Maloku i bën pas asaj që deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

“Zonja, Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian; Kosovës, nuk i mjafton vetëm "njohja de facto"(qënë fakt për Juve si BE-ne, është vetëm një eufemizëm për ta hjek Kosovën nga agjenda e Juaj; kurse, për Serbinē një "riblerje kohe" për të shpresuar në rikthimin Kosovēs në vitet nē vijim!) në këmbim të Asociacionit!”, thotë profesori.

Maloku kërkon nga Von der Leyen që të detyrojnë Serbinë që ta heqin Kosovën nga kushtetuta e Serbisë.

“Serbinë, nëse e do Zajednicen (pa kompetenca, natyrisht!) duhet detyruar (me ndihmat që i jepni pa ndalur!) urgjentisht që ta hjek nga Preambula e Kushtetutës së saj emrin "Kosovē e Metohi". Ndryshe, pazarin që doni ta bëni, ēshtē një agoni e re Juve si BE dhe për Kosovēn, ndërkaq, për Serbinë një satisfaksion i ri moral (jo edhe politik!), për ta vazhduar "odisejaden" e kontestimit...”, shton ai.

Sipas tij, duhet edhe pesë vendet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovës, që ta njohin.

“Poashtu, nëse e keni vendosur seriozisht me përmbyll temën e koncesioneve të Kosovës, Ju lus që në Draft kushtëzues, ta futni edhe njohjen e pesë vendeve që po hezitojnë ta njohin pavarësinë e shtetit tonë. Dhe për këte veprim dosido, nuk mjafton vetëm pranimi me gojë i Presidentit serb (i cili edhe ashtu me premtime gojore Juve të BE-së, u ka rrasë sa të doni...!), por, duhet; nënshkruar e garantuar vetë Uashingtoni e Brukseli...”, potencon profesori Fadil Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat