“Tre kriminelët po bëhen bashkë”/ Fitorja e tyre në Serbi, brengosëse dhe e rrezikshme!

Politika

“Tre kriminelët po bëhen bashkë”/ Fitorja e tyre në Serbi, brengosëse dhe e rrezikshme!

Nga: A.SH Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 20:32
Aleksander Vuçiq

Zgjedhjet në Serbi janë vendosur të mbahen më 17 dhjetor 2023, po ashtu edhe në krahina.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliq, njoftuan të mërkurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në kryeqytetin serb, Beograd.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar mbi zgjedhjet në Serbi.

Ai ka thënë se bashkimi i tre kriminelëve në zgjedhje nuk është diçka e re në skenën politike, sepse me këta zor se Serbia do të lëviz.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë gjithçka është e natyrshme, edhe pse koha dhe proceset në botë ecin pandalshëm përpara. Paralajmërimi në mediat serbe, se tre kriminelët po bëhen bashkë për të garuar në zgjedhjet në Serbi, nuk paraqet ndonjë lajm të ri në skenën politikë të këtij vendi.

Në luftën për të mbetur në pushtet në këto zgjedhje do të dalin treshja kryesore të çetnikizmit serbian, Aleksandër Vuqiq, Vojisllav Sheshel dhe Tomisllav Nikoliq. Po dëshirohet të ruhet logjika shoviniste serbomadhe, dhe logjika se ata të cilët votojnë kundër kësaj treshe njëri prej tyre zyrtarisht kriminel lufte, janë tradhtar të kombit serb.

Serbia edhe një herë tjetër po e vërteton se zor që do të lëviz pas këtyre zgjedhjeve nga logjika e luftës të viteve të 90-ta të shekullit te kaluar, kur Serbia me dhunë dhe pas shumë viktimash në njerëz dhe dëme materiale shpërbëri ish Jugosllavinë e Titos. Kryetari i Partisë Radikale Serbe ka bërë të ditur se do ti bashkëngjitet edhe formalisht SNS të Vuqiqit. Edhe ish presidenti i Serbisë Toma Nikoliq ka shprehur gatishmërinë që t’i bashkohet SNS. Presidenti i partisë të Lirisë dhe Drejtësisë, dhe lideri opozitar, Dragan Gjilas, ka thënë se "dalja e përbashkët e treshes, shpreh vullnetin për politika radikaliste, të cilat Serbisë i kanë sjellur urrejtje, dhunë, izolim sidomos në këto dhjetë vitet e fundit të drejtuar nga Vuqiqi", thotë ai.

Sipas tij, fitorja e kësaj treshe është shumë brengosëse, duke pasur parasysh se përsëri do të kemi punë me një Serbi agresore.

“Një zhvillim i tillë negativ i mundshëm që në zgjedhje të fitojnë treshja famëkeqe, është brengosëse për rajonin, që në shekullin e kaluar i sollën politikat e tilla të ultranacionalizmit millosheviqian dhe sheshelian. Nuk do ta kisha shkruar këto pak radhe, për zgjedhjet në Serbi, po mos të ishte fakti se prapë ka mundësi të kemi pune, me një garniturë politike të kompremituar, të kriminalizuar, ku zor se do të arrihet ndonjë marrëveshje e paqes siç po pretendohet nga BE dhe Amerika, në bisedimet Kosovë Serbi”, shprehet ai.

Në fund, Mulliqi thotë se këta persona janë të rrezikshëm edhe për rajonin, dhe humbja e tyre do t’u kishte lehtësuar sa do kudo punë BE dhe Amerikës, në një partneritet ndërkombëtar më të mirë.

“Këta tre persona janë të rrezikshëm për paqen në rajon, këtë e tregoj koha dhe puna e tyre gjatë këtyre viteve, që i lame mbrapa. Sidoqofte më mirë do të ishte të fitoje blloku opozitare edhe pse as ata nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim që të zhvillojnë politika më parimore dhe më pragmatike, kur bëhet fjalë për Kosovën. Mos ardhja e kësaj treshe në pushtetin e ardhshëm të Serbisë, do t’u kishte lehtësuar sa do kudo punë BE dhe Amerikës, në një partneritet ndërkombëtar më të mirë, dhe kur bëhet fjalë, për vazhdimin e dialogut, që me Vuçiqin është futur në qorrsokak. Nuk është zor me menduar dhe me e ditë se treshe sot më kriminale e terroriste, nuk ka mundësi njeriu me pa e as me ndëgjuar, veç Putinit me kompani në Rusi...!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat