Ish-zv.ministri i MPB-së ‘godet’ Lajçakun: Po harron këto fakte që kanë ndodhur!

Politika

Ish-zv.ministri i MPB-së ‘godet’ Lajçakun: Po harron këto fakte që kanë ndodhur!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 23:24
Miroslav Lajçak

Kritikat në drejtim të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë të dialogut Kosovë – Serbi, i ka vazhduar edhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, përfaqësuesit ndërkombëtar që po i ndërmjetësojnë marrëveshjet për një pajtim mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të jenë për të dy palët me qasje të njëjtë kur i ndërmjetësojnë, e jo kurrsesi si në këtë rast Mirosllav Lajçak, Josep Borreli e të tejrët, që po shihen ashiqare që po ia mbajnë anën Serbisë.

Tërnava thotë se, duhet të ja përkujtojmë z. Lajçak dhe Serbisë se sigurinë e Kosovës e garanton KFOR-i si pjesë e NATO-s që është, dhe atë konflikt nëse e shkakton Serbia dihet se çfarë mundet me e gjet atë.

“Marrëveshja duhet të arrihet gjithsesi, por jo një marrëveshje që kishte me shkaktua konflikte sikur ajo e Srpska Republikës në Bosnje dhe Hercegovinë, që tani është një rrezik për konflikt dhe shkaktues i ndonjë lufte të re, prandaj janë të papranueshme, deklarimet kërcënuese dhe shantazhuese ndaj shtetit të Kosovës”, thotë Tërnava.

Sipas tij, nuk mund të pranohet assesi kushtëzimi i emisarit të BE-së Miroslav Lajçak me kërkesën për Asociacionin, duke thënë se ose duhet të pranohet asociacioni si kompromis për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të shtetit, ose do të ketë konflikt të ri në veriun e Kosovës.

“Është për t’u habitur se si Lajçak sillet në këto ndërmjetësime kur i ka të gjitha gjërat e qarta që nga nënshkrimi i kapitullimit të Serbisë me marrëveshjen e Kumanovës, shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 dhe njohjeve ndërkombëtare që janë në gjithësej 118 shtete, ankesës nga ana e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që këtë pavarësi e konfirmoj kjo gjykatë”, shton ai.

Sipas tij, Serbia është ai shtet që i ka shkaktuar të gjitha luftërat si me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, sidomos gjenocidin e shkaktuar në Kosovë ndaj një popullate të pa mbrojtur dhe dëmet materiale të krijuara.

“Me qindra fshatra të djegura dhe dëbimin e popullatës nga vendi i tyre, mbi një milion banorëve, dhe ai numër i madh i të vrarëve që edhe sot nuk dihen për shumë persona as ku janë kufomat e tyre dhe ku janë të varrosur, e sidomos për të vrarët e një numri që i kanë tërhequr kufomat dhe i kanë bartë në Serbi, e që llogariten mbi 1600, prandaj duke i pasur të gjitha këto fakte parasysh, pse ende po u deshka me ja mbajt anën Serbisë!?”, pyet Tërnava.

Ai thekson se, sikur të ishin udhëhequr bisedat në këto aspekte dhe të argumentohen këto dëme që i ka bërë Serbia gjatë luftës, nga ana e ndërmjetësuesve, pajtimi moti do të kishte ndodhur dhe tani ishte harrua kjo çështje.

“Pra nuk do të ndodhte sikurse tani që me vite po prolongohet kjo marrëveshje rreth pajtimit, ku e tërë bota e dinë se kush është fajtori i të gjitha luftave që kanë ndodhur deri në vitin 1999, por me që ndërkombëtarët po janë tolerues”.

“Serbia po e shfrytëzon këtë situatë dhe po mundohet që t’ia shkëput veriun e Kosovës më katër komunat e saja, kurse tani edhe gjashtë komuna serbe që mbesin në përbërje të shtetit të Kosovës, prapë do të shkaktoj probleme të paimagjinueshme në të ardhmen Kosovës, kurse për tri komunat e shqiptarëve në Serbi dhe mbi njëqind mij shqiptarë që gjenden në Beograd as që komentohet apo bisedohet situata e tyre”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat