“Krimineli Vuçiç njihet mirë në Bruksel e në Uashington”/ Profesori jep “alarmin”: Ja pse Vuçiç shpalli zgjedhjet

Politika

“Krimineli Vuçiç njihet mirë në Bruksel e në Uashington”/ Profesori jep “alarmin”: Ja pse Vuçiç shpalli zgjedhjet

Nga: A.SH Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 08:02
Pamje, Banjska pas sulmit terrorist serb

Profesori Muhamet Kelmendi ka komentuar mbi aktualitetin në Kosovë.

Ai theks të veçantë iu ka kushtuar zgjedhje të cilat do të mbahen në Serbi në këtë fundvit.

Sipas tij, Serbisë nuk i intereson fare zgjidhja e problemit me Kosovën.

“Serbia nuk është e interesuar në zgjidhjen e raporteve me Kosovën. Për më tepër, me ideologjinë e botës serbe, po punon me forca të shumëfishuara për të realizuar atë qëllim serbomadh. Përveç militarizimit të masave, duke zhvilluar një propagandë intenzive raciste, është edhe armatosur shumë, duke u bërë superfuqi në Ballkan. Me ideologjinë e bashkimit të çdo territori të ndarë nga shteti serb në vitet e 90-t të shekullit të shkuar, ndërmorën edhe masa të karakterit terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Serbia po ikë nga përgjegjësia kundruall UE-së dhe SHBA-ve. Nuk ka për qëllim pranimin e marrëveshjes së arritur me Kosovën. Nuk i intereson fare zgjidhja e raporteve shqiptaro-serbe. Për Serbinë është Kosova "tokë" serbe dhe që me çdo kusht, edhe me luftë, duhet të ripushtohet”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se edhe me kushtetutë serbe Kosova është “pjesë e saj”, madje ai edhe deklaroi se nuk do ta pranojë Kosovën kurrë si shtet.

“Në Kushtetutën serbe është Republika e Kosovës pjesë e Serbisë. Këtë Kushtetutë nuk po e ndryshon. Po mbrohet me fanatizëm. Me ideologjinë nacionalraciste edhe u deklarua krimineli serbomadh Vuçiç në Bruksel.

Ai tha:

1. Serbia kurrë nuk e pranon Kosovën shtet.

2. Kurrë nuk do të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe

3. Serbia nuk e njeh tërësinë territoriale dhe intergritetin e Kosovës.

Më qartë se këto qëndrime politike nuk ka ku shkon”, shprehet ai.

Sipas kelmendit, SHBA dhe BE e dinë shkakun e konflikteve të Serbisë me Kosovën.

Derisa për zgjedhjet në Setbia thotë se po mbahen për të fituar kohë mbi dialogun, duke u munduar që sa më shumë t’i ikin për të os u ballafaquar.

"UE dhe SHBA e dinë se ku është shkaku i konflikeve me Kosovën. E dine se Serbia është shtet raciste dhe tipik luftënxitës e me ideologji fashiste. Krimineli Vuçiç njihet mirë në Bruksel, në Londër, në Paris, në Berlin në Uashington. E dinë se Beogradi mban përgjegjësi dhe aty është edhe shkaku i konflikteve në Ballkan.

Tash për të përfituar në kohë u caktuan nga krimineli Vuçiç zgjedhjet për 17 dhjetor. Kjo është një formë e ikjes nga dialogu dhe përgjegjësia ndaj UE-se dhe paqes e sigurisë. Pas agresionit terrorist të 24 shtatorit, edhe pse përgjegjësinë e mori Milan Radoiçiç, duket se Serbia do të vazhdon rrugën e njejtë terroriste. Priten aksione tjera kriminale e terroriste. Kjo ndalohet vetëm me masa konkrete ndaj shtetit serb. Pa e vu nën sanksione dhe pa e parë shteti serb forcën, nuk ndalet nga agresioni terrorist shteti serb. Serbia e njeh vetëm forcën. Në të kundërtën, do të vazhdon me ideologji të botës serbe dhe me masa terroriste për të krijuar shtetin e madh serb. Serbia nuk ndalet nga qëllimet e veta. Ky shtet nuk ndalet pa e ripushtuar Kosovën, Bosnjen e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Pikësynimi është: Ndërtimi i mbretërisë së Jugosllavisë së Karagjorgjeviçëve”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat