Protesta e greva kundër Qeverisë, Naim Miftari pyet: A po mungon vetëm një atentat kundër Albin Kurtit – është paralajmëruar!

Politika

Protesta e greva kundër Qeverisë, Naim Miftari pyet: A po mungon vetëm një atentat kundër Albin Kurtit – është paralajmëruar!

Nga: N. Shaqiri Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 18:04
Naim Miftari

Pas protestës së 1 nëntorit, Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë sërish më 7 nëntor, ditën e martë.

Të njëjtit e kanë dorëzuar edhe paralajmërimin e protestës në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Protesta sërish është organizuar për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Në lidhje me prtestën e Policisë, është deklaruar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari potencon se, pas fitorës së Albin Kurtit, dhe shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, sindikatat politike u aktivizuan.

“Posa shkojë në burgun e Hagës, shefi Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dhe erdhi në pushtet nga votat e lira kryeministri reformator Albin Kurti dhe filloi të zbatojë ligjin e barabartë për të gjithë, sidomos luftën kundër korrupsionit në Kosovës, pos shtypit të oligarkëve të ish-pushtetarëve të korrupsioni, u ngjallën të gjitha sindikatat politike të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, edhe pse gjatë 20 vieteve sa ishin në pushtet PKD, LDK, AAK, këtyre sindikatave kurrë nuk u është dëgjuar zëri që të ankoheshim për kushte të punëtorëve, minatorëve, mësimdhënësve, policisë etj,”, thotë Miftari.

Ish-agjenti pyet se, tash në këtë kohë të ndjeshme a po mungon vetëm një atentat ndaj Albin Kurtit, edhe pse për këtë tashmë ishte paralajmëruar në rrjete sociale nga një person, i cili tashmë është arrestuar.

“Sot në këtë kohë të ndjeshme ekzistenciale për pushtetin e Kosovës, të orkestruar 100% politikisht protestuan policia politike e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ilmi Reçicës, Ramush Haradinajt, policia e ish-pushtetrëve dhe në këtë rubikon a po mungon edhe një atentat i mundshëm kundër kryeministrit Albin Kurti, pas këtyre paralajmërimeve, ku ‘atentator’ do ishin njerëz të uniformës siç kishte paralajmëruar publiisht në rrjete sociale për një atentat kundër kryeministrit Kurti, para disa jave një person, tani i burgosur e që është sekses i Hashim Thaçit dhe Sami Lushtakut”, shprehet Miftari.

Në fund, Miftari tregon se Albin Kurti është zgjedh kryeministër me 430.000 vota, me mbi 50% të votuesve të dalur në zgjedhje të lira.

“Ai që tenton të shkelë vullnetin e popullit përfundon i shkelur vet, dhe përfundon në kanta të mbeturinave”, përfundon Miftari.

Ndryshe, protesta e së martës pritet të fillojë nga ora 12:00. Në këtë protestë do të dalin pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Pas protestëts, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe ajo për Deminim të Bombave kanë të ardhura mujore mesatare mbi 2 mijë e 200 eurove gjatë këtij viti.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) ka rreth 70 pjesëtarë të cilët operojnë në terren ndërsa ajo e Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive mbi 10 pjesëtarë.

631 euro e 89 centë figuron paga bazë e pjesëtarit në dokumentin që mban datën 12 tetor 2023.

Ministri ka thënë se mjetet financiare prej 2 mijë e 200 eurove mesatarisht u kanë dalë këtyre pjesëtarëve që ishin në protestë gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat