Shpjegimi i juristit: Pse dërgimi i draft-statutit për asociacionin në Kushtetuese është i domosdoshëm

Politika

Shpjegimi i juristit: Pse dërgimi i draft-statutit për asociacionin në Kushtetuese është i domosdoshëm

Nga: M. Lakna Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:30
Albin Kurti, Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin mes tjerash diskutoi edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. 

Presidentja Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. 

Ajo gjithashtu theksoi se propozimi për draft-statutin e asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. 

Nga ana tjetër, në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se drafti për vetmenaxhim që iu dorëzua më 26 tetor në Bruksel nuk është “Zajednicë” 

“Më shpjeguan se hartimin e draftit e kanë bërë me kujdes të qartë dhe të plotë për Kushtetutën e Kosovës, letrën e zonjës Mogerini, qëndrimin amerikan të Chollet dhe Escobar dhe gjithashtu më thanë se është në përputhje me Ligjin e Kosovës për vetëqeverisje lokale dhe ligjet të tjera të aplikueshme. Nga një kënd procedural unë nuk dua të jap tani një qëndrim juridik për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën. Qëndrimin e draftit me Kushtetutën do të jep autoriteti përgjegjës, Gjykata Kushtetuese ashtu siç e parasheh qartë edhe draft-statuti. Megjithatë si udhëheqës i qeverisë dhe politikan dua të them një këndvështrim politik për draftin. E para, drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes të Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015. Pra, në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Kosovës si një shtet i pavarur në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietinike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues dhe minues për republikën në njohje të shtetit sovran dhe integritetit tonë territorial. Kjo qartazi nuk është ‘Zajednicë’ ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, pasi asisoj do të ishte e padiskutueshme. E dyta drafti në vlerësimin tim politik e bënë të qartë se mekanizmi që do të themelohet do të ketë karakter koordinues dhe bashkëpunues. Nuk do t’i paragjykoj e as ndërhyj në kompetencat e pushtetit publik të komunave dhe organeve qendrore. E treta, drafti e mbyll hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’iu projektojë një të ardhme jashtë kufijve të Kosovës apo në mosnjohje të kufijve të Kosovës. Pra, drafti e bënë të qartë se vendi është Kosova dhe e ardhmja është bashkëjetesa në kufijtë e Kosovës”, tha Kurti. 

E këto deklarata për gazetën “Bota sot” i ka komentuar njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi.  

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese kërkohet të jetë niveli i fundit dhe vendosës për projekt-statutin mbi asociacion 

“Pranimi i Projekt-statutit për Asociacionin e komunave me shumice serbe nga z.Kurti në takimin e Brukselit është një çështje që kërkon analize të thellë dhe konstruktive. 

Marrëveshja për projekt-statut nuk është nënshkruar. Pritet nënshkrimi dhe votimi ne Kuvend. 

Parashikohet që pas nënshkrimit dhe votimit në Kuvend  të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ky është akt i qëlluar dhe i domosdoshëm”, ka thënë Kelmendi. 

Por, sipas tij, kjo, nuk d.m.th se nuk ka besim lidhur me përfaqësuesit e Kosovës.  

Për më tepër, ai shprehet se draft statuti dërgohet ne kushtetuese për të marr qëndrimin kushtetues mbi aktin e tillë juridiko-politik dhe shoqëror. 

“Nga kompetencat dhe organet që i ka projekt-statuti dalin disa shkelje të Kushtetutës së Kosovës. 

1.Projejktstatuti themelon një subjekt një nacional që është në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës për shtet multinacional. 

2. Kompetencat e Asociacionit shkojnë në kundërshtim me normat kushtetuese mbi shtetin unitar. 

3. Kompetencat në fushën administrative, ekonomike, shoqërore e juridike për Asociacion shkelin normat kushtetuese mbi këto kompetenca që gjinden në nivelin qendror dhe atë lokal, në komuna. 

4. Organet e Asociacionit janë fakte mbi një subjekt të ri kushtetues. 

5. Organizimi dhe shpërbërja e Asociacionit kërkohet te qartësohen me Kushtetutën e Kosovës”, nënvizon ai. 

Kelmendi potencon se ka edhe çështje tjera që kërkohet të analizohen dhe vlerësohen nga Gjykata Kushtetuese. 

“Në fakt, ky projektstatut i Asociacionit kurrsesi pa verdikt të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk duhet të bëhet i plotfuqishëm. 

Ka shume çështje që duhet analizuar dhe marre qëndrimin nga kushtetuesja”, përfundoi Kelmendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat