“Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radoiçiçin ndonëse e kishte në dorë”/ Profesori i reagon ashpër opozitës: Pse nuk e arrestuat ju që e kishit në zyrë?

Politika

“Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radoiçiçin ndonëse e kishte në dorë”/ Profesori i reagon ashpër opozitës: Pse nuk e arrestuat ju që e kishit në zyrë?

Nga: A.SH Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 10:09
Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti

Dje u zhvillua senaca e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të opozitës lidhur me marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, po ashtu edhe për draftin e statusiti të Asociacionit, e cila tashmë po kërkohet me ngulm për formim.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, në një prononicm për “Bota sot” ka thënë se paraqitja e Kurtit para deputetëve ishte shumë në nivel, duke shtuar se Kurti kishte edhe të drejtë në atë çfarë deklaronte përkundër kritikave e ofendimeve që i bëheshin nga opozita.

“Në paraqitjen e tij sipas bindjes time e tha drejtë rrjedhën e ardhjes së këtyre marrëveshjeve, për të cilat thotë se janë ndër më të mirat të deritashme. Por opozitës i kishte mbetë pikë në zemër se pse Kurti nuk po e bënë publike draft statutin të cilin ia ka dorëzur kjo pesëshe Evropiane, duke e aluduar se këtë qëndrim po e mban sepse kështu i kishte rekomanduar pesëshja evropiane. Por për këtë draft tha thjeshtë e shkurt nuk ka nënshkruar dhe si i tillë është në përputhshmeri me Kushtetutën.

Por, për skamcat dhe ndërskamcat dhe ofendimet e pafund të opozitës deri në nivel paedukatë dhe ofendime të turpshme të cilat as rrugaçi më i keq nuk i thotë si bie fjala kur hapatas shumë deputet e quajnë Kurtin rrencë bash si në stilin e Ramush Haradinajt i cili këtë “sihariq” të tij nuk e lëshon që tri vite nga goja. Është interesant se si PDK dhe LDK i kishin qitë në rend të parë gratë si Shoshin nga PDK por edhe do fare Kica të LDK dhe do tjera që nuk lanë gjë për fytyrë e faqe që me kritikat e tyre të zbrazta sa më shumë dhe keq ta ofendojnë kryeministrin Kurti, çfare edhe ndodhi. Por, është disi e turpshme që Xhelili-Kica të ofendoj aq keq Kurtin kur ajo as me aftësi e as dije e as me politikë nuk i ofrohet as deri te thembra kryeministri Kurti ani pse kohë më parë vetë baba i saj ishte distancuar në rastin kur ai e lavdëronte kryeministrin Kurti, kurse vajza e tij për interesa të saj partiake po e poshtëron babën e vetë duke i duke thënë të pavëreteta për Kurtin”, thotë ai.

Maxharraj, ndalet veçëranisht te një diksutim i Tahirit me Kurtin, duke e akuzuar kryeministrin se ka refuzuar ta arrestojë Radojçiçin.

Sipas tij, kjo çfarë ka thënë Tahiri është një gënjeshtër, duke shtuar tutje se “a ka ndonjë përgjigje Abelard Tahiri se pse këta nuk e arrestuan sa e kishin në zyre, por bile edhe shkuan edhe më larg sa që ai edhe ishte liruar qëllimshëm nga burgu”.

“Si çdo herë në Kuvend, dinigrime, sharje, ofendimet nga më të ndryshme që deputetët po tregojnë edukatën e tyre se prej çfarë familjesh vijnë në Parlament.

Por kjo është një poshtërsi, një rrenë të kulluar dhe turbulluesit më të madh në Parlament të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili e lëshoi rrenën e pakrip, të turpshme më plot poshtërsi dhe inate ndaj kryeministrit Albin Kurtit.

“Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radoiçiqin ndonëse e kishte në dorë”, i cili tha tekstualisht kështu:

“Ky kryeministër qe e ka parë kryekriminelin Radojçiq në Kosovë të armatosur me grupin e vetë dhe e ka ndaluar policinë e Kosovës ta arrestoi, pra nuk ka dashur të fusë në burg.

Kesaj në popull I thonë ”hajde rrenë hajde”.

Ky shefi i grupit parlamentar të PDK, i cili në kohën e Hashim Thaçit hypte e zhdrypte nëpër funksione të llojllojshme e deri në pozitën e ministrit të drejtesisë të cilin e ka bërë bërllog me erë fekalesh. Ky fare shefi sikur paska harruar se bash ky kryeministër Albin Kurti ka bërë pastrimin e veriut nga kriminelët dhe grupet kriminele të Vuçiqit në krye me Radojqiçët tjerë kur dikur bënin ç’të donin në veri pa i penguar askush bile as nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa e as Ramush Haradinaj, jo që nuk kanë guxuar të arrestojnë ndonjë kriminel, bile edhe më keq as qe kanë guxuar të shkojnë në veri, por Hashim Thaçi një herë u patë shëtitur në liqenin e Ujmanit bash me barkën e Radojçiqit. Ia paska dhënë barkën ne shërbim por nuk e paska arrestuar.

A ka ndonjë përgjigje Abelard Tahiri se pse këta nuk e arrestuan sa e kishin në zyre, por bile edhe shkuan edhe më larg sa që ai edhe ishte liruar qëllimshëm nga burgu.

Por të thuash se pse Albin Kurti nuk e arrestoi Radojçiqin në vlugun kur ai kishte hyrë në Kosovë me një ushtri të armatosur deri në dhëmbë, e aq më pak të deklarosh se ai i paska urdhëruar policinë që të mos e arrestojnë, kjo është një rrenë, një floskul, një mjerim i llojt të vetë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat