Parashikoi dorëheqjen e Vulinit, ish-agjenti i ShIK-ut tregon planet ‘e fshehta’ të Vuçiqit, përmend edhe opozitën dhe Edi Ramën

Politika

Parashikoi dorëheqjen e Vulinit, ish-agjenti i ShIK-ut tregon planet ‘e fshehta’ të Vuçiqit, përmend edhe opozitën dhe Edi Ramën

Nga: Naile Ejupi Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:46
Aleksander Vuçiq

Aleksandër Vulin, shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, ka dhënë dorëheqje dje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Vulini nëpërmjet një komunikate, ku pos tjerash ka “akuzuar” ShBA-në dhe BE-në, pasi sipas tij, ushtrojnë presion ndaj Serbisë dhe botës serbe.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Për dorëheqjen e tij ka reaguar ambasada amerikane në Beograd, ku janë përgjigjur se “ShBA nuk ka asnjë rol në vendimet e personelit të autoriteteve serbe”.

“Pozicioni ynë për Vulinin dihet mirë. Ai mbetet nën sanksionet amerikane. Mezi presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të plotë të saj në Evropë dhe në komunitetin euroatlantik”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Por, dorëheqjen e Vulinit e kishte “parashikuar” në një prononcim për Bota sot”, ish- agjenti i ShIK-ut, i cili ka thënë se ai do të bie nga skena serbe.

“Pas Milan Radoiçiqit që Serbia kurrë nuk do ta dorëzojë te organet e drejtësisë në Kosovë, nga skena serbe do të bie edhe Aleksandër Vulin ku shteti serb do të tentojë ta luajë rolin e shtetit serioz pasi edhe ashtu është në listën e zezë amerikane dhe përmes këtyre hapave tenton ta mashtrojë opinionin ndërkombëtar sidomos atë amerikan dhe vetë Vuçiqi ka ikë nga futja e tij në listën e zezë Amerikane”, kishte deklaruar Miftari.

Ndërsa, tani duke e komentuar dorëheqjen e tij, Miftari, shprehet se Vuçiq po tenton ta pastrojë veten nga dështimi i Serbisë dhe i Listës serbe.

“Siç e kam deklaruar edhe një muaj e gjysmë më parë, kjo ndodhi. Aleksandër Vuçiq po tenton si pilati i Jerusalemit kur e kryqëzuan Jesusin e tentonte ta pastronte veten, njëjtë po vepron tani edhe presidenti serb. Ai po tenton ta pastrojë veten nga dështimi i Serbisë, i Listës Serbe, por edhe e një pjese të opozitës së Kosovës dhe Edi Ramës në planet rreth çështjes së veriut të Kosovës”, pohon ish- agjenti.

Image
Naim Miftari

Për dorëheqjen e Vulinit ka folur edhe Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, i cili ka thënë se dorëheqja e Aleksandar Vulinit prej pozitës së shefit të BIA-s, nuk nënkupton distancim të politikës së Serbisë ndaj Rusisë, mirëpo përpjekje për t’i shmangur sanksionet shtesë.

Sipas tij, Uashingtoni do ta mirëpresë dorëheqjen e Vulinit, ndërsa Moska nuk do të jetë e lumtur.

I pyetur se pse ka dhënë dorëheqje Vulini, Serwer ka thënë se ai ka qenë në presion të evropianëve dhe amerikanëve.

“Mirëpo fakti që i janë dashur tre muaj, dhe jo tri ditë, tregon se ka pasur rezistencë të madhe të presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili e ka pikëpamjen e njëjtë me të Vulinit dhe ambicien e njëjtë për kontroll politik të popullsisë serbe në shtetet fqinje”, ka thënë Serwer.

Në muajin korrik, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Vulinit për përfshirje të dyshuar në krimin transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan.

Sipas Ligjit për Agjencinë për Siguri dhe Informacion, drejtorin e BIA-s e emëron dhe e shkarkon Qeveria e Serbisë. Meqenëse në Serbi u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 1 nëntor dhe qeveria është në një mandat teknik, pyetja është nëse do të pranohet dorëheqja e Vulinit. Është e sigurt që qeveria teknike nuk mund të emërojë një drejtor të ri.

“Sanksionimi i Aleksandar Vulinit tregon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar llogari nga ata që përfshihen në aktivitete korruptive që avancojnë agjendat e tyre politike dhe interesat personale në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ato marrëveshje korruptive lehtësojnë përhapjen e aktiviteteve dashakeqe ruse në Serbi dhe rajon”, thuhej në deklaratën e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit të SHBA-së (OFAC).

Vulin i hodhi poshtë këto akuza dhe ambasada amerikane njoftoi se sanksionet nuk ishin të drejtuara kundër institucioneve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat