Avokati përmendi lirim/ Juristi ia shuan shpresat Thaçit – jep një parashikim jo të mirë!

Politika

Avokati përmendi lirim/ Juristi ia shuan shpresat Thaçit – jep një parashikim jo të mirë!

Nga: M.Haziri Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 15:37
Hashim Thaçi

Me rastin e trevjetorit të akuzës së ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK-s, Gregory Keohe, avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë se do të përpiqet ta lirojë klientin e tij sapo Prokuroria të përfundojë pjesën e saj të paraqitjes së provave në gjykim.

Keohe tha se provat e Prokurorisë janë të pafuqishme.

Keohe tha se është e vështirë të flitet se sa do të zgjasin hetimet e mbrojtjes.

Por nëse duhet të vazhdojmë me mbrojtjen, duhet ta parqesim rastin. Megjithatë, e vështirë të flitet në këtë fazë. Po përmbahem sepse në qoftë se ju jap një afat kohor, vërtetë nuk e di se çfarë do të sjellë Prokuroria që të përgjigjem, por nëse do të jemi të detyruar t’i parqesim provat tona”, tha ai.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se meqë dëshmitë dhe provat nuk janë individuale atëhere është e pamundur të vërtetohet përgjegjësia individuale por përpjekjet e Prokurorisë janë të kësaj natyre që mund ta provvojnë.

Dëshmitë dhe provat duke pas parasyshë se shumica nuk lidhen për të bëra individuale apo vepra individuale por të atribuara Shtabit të Përgjithshëm të UÇK , është pak e pamundur të vërtetohet përgjegjësia individuale e njerezëve të Shtabit. Por përpjekjet e Prokurorisë janë të kësaj natyre”, u shpreh ai.

Image
Blerim Burjani

Juristi më tej thekson që është e vështirë të ketë lirim duke marrë parasyshë që së fundmi janë bërë bastisje tek njerëzitë e ngushtë të Thaçit.

“Tentativa e Prokurorisë është të fajësojë vendimarrjen në Shtabë, tentativa është që t’i detyroj të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe të tregojnë të vërtetën. Vështirë është lirimi dhe shumë i komplikuar duke pas parasysh se herën fundit ka pas bastisje dhe tek njerëzit ngushtë të Thaçit. Nuk besoj se mund të ketë lirim dhe mbrojtje në liri”, përfundoi Burjani për “Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat