“Është vrarë për arsye politike”/ Tomë Gashi flet për vrasjen e Astrit Deharit – zbardh prapaskenat!

Politika

“Është vrarë për arsye politike”/ Tomë Gashi flet për vrasjen e Astrit Deharit – zbardh prapaskenat!

Nga: M.Haziri Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 18:00
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Sot janë bërë shtatë vjet nga vrasja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

LVV ka organizuar disa aktivitete me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së tij.

Mirëpo e pa qartë është ende vrasja e Deharit, duke shpresuar që të ardhmen e afërt të zbulohen vrasësit e tij.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se Dehari u vra për arsye politike dhe ata që ishin në pushtet ende kanë ndikim në Prokurori dhe se të njejtit nuk po lejojnë të zbardhet vrasja e tij.

Sot janë bërë 7 vjet nga vrasja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren. Astriti është vrarë për arsye 100% politike dhe për këtë arsye politika e atyre që ishin në pushtet e që kanë ende ndikim tejet të madhe në Prokurori nuk po lejon që të zbardhet vrasja e Deharit”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thekson që derisa nuk ka Vetting atëhere rasti i vrasjes së Deharit do të mbetët kështu juridikisht.

Të githa provat e siguruar për 7 vite e vërtetojnë se Dehari është vrarë por Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk dëshiron t’i sheh ato sepse ka arsyet e veta për ta lënë rastin me të ndjeshëm në Kosovë të pasluftës, kështu juridikisht pezullë. Dhe për fund, une mendoj që derisa nuk ka Vetting , rasti i vrasjës së Astrit Deharit do të mbetët juridikisht kështu”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë që më 4 gusht të vitit 2016 objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Me 30 gusht të atij viti, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.

Bashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste për një aktakuzë, ngritjen e së cilës nuk e përjetoi. Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat