Paralajmërimi i Von der Leyen për “autonomi” të serbëve në Kosovë, zbardhen prapaskenat: E papranueshme, kjo është e keqja më e madhe!

Politika

Paralajmërimi i Von der Leyen për “autonomi” të serbëve në Kosovë, zbardhen prapaskenat: E papranueshme, kjo është e keqja më e madhe!

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:56
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Mediumi amerikan, Fox News ka shkruar për vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në rajon, gjatë së cilës sipas mediumit ajo lëshoi një paralajmërim të ashpër.

Von der Leyen tha se Serbia duhet ta njohë ‘de facto’ Kosovën si një komb të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën.

E kërkesa për autonomi të serbëve në Kosovë nxiti reagime të ashpra, ku për këtë u hodhën dyshime të mëdha.

Për këtë çështje një prononcim për gazetën ‘Bota sot’ foli Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Së pari, ai tha se i gjithë ky presion që po i bëhet Kosovës për Asociacion është i padrejtë.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet autonomi për serbët në Kosovë, për disa arsyje.

“Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë. Autonomi zakonisht kërkojnë vendet e pushtuara, vend të cilin e përbëjnë popujt autokton. Përveç kësaj, autonomia vjen edhe si rezultat ku një popull ndihet i papërfaqësuar nga shteti nën ombrellën e të cilit jeton.

Andaj rasti i serbëve të Kosovës është krejt i kundërt”, deklaroi ai.

Po ashtu, Halimi u shpreh se se komuniteti serb në Kosovë është i priveligjuar dhe ka pasur përfaqësim të tyre deri në instanca të larta të shtetit.

Image
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Ai vlerëson se autonomia nuk po kërkohet nga serbët e Kosovës, por nga Beogradi zyrtar.

“Shumica e tyre gjenden në Kosovë si rezultat i pushtimit 100 vjeçar nga Serbia. Pastaj, kjo pakicë si në asnjë vend tjetër të botës është i priveligjuar në Kosovë, privilegje që i dijmë të gjithë që nga tolerimi për moskryerje të detyrimeve si çdo qytetar tjetër ndaj shtetit, si me tatime apo taksa të ndryshme. Pastaj përfaqësimi i tyre ka qenë i direkt deri tek instancat më të larta të shtetit.

Andaj, kërkesa për asociacion apo autonomi, nuk është kërkesë e qytetarëve serbë të Kosovës, por e Serbisë. Kjo bëhet për arsye se autonomia është hapi i parë drejtë pavarësisë”.

Ndër të tjera, përmendi disa mundësi që autonomia do ua jepte serbëve të Kosovës e të cilat do përbënin rrezik, derisa tha se një gjë e tillë është e papranueshme.

“Autonomia jep mundësinë e administrimit, qeverisjës së vetëvetes, sado që nën ombrellin e një subjekti më të madh (shteti tjetër, sikurse ishte Jugosllavia apo sot Bosnja), megjithatë u lejon që këtë qeverisje ta bëj të pavarur edhe pse nuk duhet të jenë në kundërshtim me aktin më të lartë të shtetit që u takon, siç është Kushtetuta, por e keqja e saj është se pas një kohë mund të kërkojnë pavarësi, ngase vetë fakti i njohjës së qeverisjes së pavarur, u njeh veçantitë nga pjesa tjetër.

Prandaj, për ne është dhe duhet të jetë i papranueshëm.!”, përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat