“Çlirimin e veriut e solli Albin Kurti, jo opozita”

Politika

“Çlirimin e veriut e solli Albin Kurti, jo opozita”

Nga: A.SH Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 20:28
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ‘lufton’ me Serbinë në tavolinë. Serbia agresore e cila po ngul këmbë që nuk do ta njohë Kosovën si shtet, pavarësisht çdo gjëje.

Analisti Binak Maxharraj në një prononicm për “Bota sot” ka thënë se Kurti është i vetmi lider i cili mundësoi që në veri të lëvizet lirshëm.

Ai thotë se Kurti i dëboi bandat krimenele nga veri, kështu duke çliruar edhe serbët që jetojnë atje.

Madje, sipas tij edhe regjistrimi i vetturave serbe në targa të Kosovës, tregon se serbët e veriut po i kthehen pranimit të institucionave të Kosovës.

“Derisa liderëve të mëparshëm as këmba e tyre nuk guxonte të shkelë në veri, pos një rasti kur Hashim Thaçi e mori me qira barkën e Radojçiqit për t’u shëtitur në liqenin e Ujmanit.

Sot Albin Kurti e çliroi veriun e Kosovës i cili i dëboi kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit. Atje në veri edhe serbët po e ndjejnë erën e çlirimit të veriut nga bandat kriminele. Ata sot për herë të parë po ndjehen të lirë.

Këtë më së miri po e tregon fakti që veç për katër ditë serbët e veriut me dëshirën e tyre i konvertuan mbi 471 tabela të veturave në RKS, por interesimi është shumë i madh e që vazhdon.

Kjo tregon qartë se pasi që Kurti i ndoç korbat e zi nga Kosova serbët e veriut po i kthehen pranimit të institucionave të Kosovës”, thotë ai.

Në fund, ai vë në pikëpyetje liderët opozitarë, duke hamendësuar se si po e pranojnë këtë fakt.

“A thua se po e pranojnë këtë fakt liderët e opozitës Ramushi, Memli dhe Lumiri të cilët dje në kuvend gjuanin shkelma si bishat e egra sikur dëshironi që kjo të mos kishte ndodhë sepse hala shpresonin që në bashkëpunim me bandat kriminele të ludrojnë lirshëm me bizneset e tyre”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat