Analisti jep alarmin: Dodik e Vuçiq janë argatët e Putinit/ Ja ‘paralajmërimi’ i tij për Kosovën e BE-në

Politika

Analisti jep alarmin: Dodik e Vuçiq janë argatët e Putinit/ Ja ‘paralajmërimi’ i tij për Kosovën e BE-në

Nga: Naile Ejupi Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:41
Vuciq- Dodik

“Vuçiq e Putin po provojnë ta bëjnë veriun e Kosovës dhe Malin e Zi vend të sunduar nga kriminelët dhe terroristët e tyre”, kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Akademisë Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë, Balsha Bozovic.

Sipas tij, Vuçiq po krijon problem për të qenë pjesë e zgjidhjes, njësoj si Sllobodan Millosheviqi në vitet 1990, të cilin edhe Andrija Mandiq e ka dashur.

“Pra, mendoj se është e pashmangshme që për shkak të interesave të Putinit dhe Vuçiqit, të kemi konflikte të reja edhe në Mal të Zi. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Vuçiq nuk po heq dorë nga pozitat me qetësi. Dhe në Mal të Zi ai fitoi të gjitha pozitat kyçe – nga sektori i sigurisë deri te qeveria dhe zona kriminogjene”, thekson Bozhoviq.

Se bandat terroriste serbe po operojnë në mbarë rajonin, e thotë edhe analisti politik Skënder Mulliqi, ku sipas tij ato po tentojnë ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, ngjarja në Banjskë ka mundësi të tejkalohet në heshtje dhe për këtë qëndron fakti që kërkohet formimi i asociacionit.

“Bandat terroriste serbe po operojnë në mbarë rajonin, e prapa tyre fshihet, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, i cili po e sforcon idenë megallomane e shoviniste të botës serbe. Në të njëjtën kohë duke u fshehur prapa këtyre bandave terroriste po tenton ndarjen e Kosovës. Tentimi i fundit i aktit terrorist tragjik të pushtetit serb, u thye turpshëm nga forcat tona policore në Banjskë. Parlamenti Evropian ishte dashur t’i bëjë thirrje komisionit të Evropës, për çka edhe kishte premtuar, që të marrë masa kundër pushtetit të Vuçiqit, por që ende nuk është bërë e ditur se çka është duke u punuar në këtë drejtim. Vetë fakti se ka shumë mundësi që ngjarja e Banjskes të tejkalohet në heshtje, flet fakti se nga ndërmjetësit ndërkombëtarë në bisedime po kërkohet me ngulm vetëm implementimi i Asociacionit me një autonomi të gjerë për serbët në veri, që është presedan i llojit të vet, kur dihet se minoriteti serb gëzon të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botën demokratike”, deklaron Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Gjersa, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka qëndruar dje në Kosovë, ku është takuar me zv. Kryeministrin Besnik Bislimin dhe opozitën dhe raportohet se mund të jetë diskutuar për draft statutin e asociacionit, Mulliqi kërkon transparencë nga BE.

Ai thotë se nëse ai është jashtë normave të kushtetutës së Kosovës, atëherë nuk duhet të pranohet.

“Është shumë i çuditshëm fakti tjetër pse është kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që mos të shpaloset e gjitha ajo që është biseduar në takimin e fundit të Brukselit lidhur me temën e asociacionit. Është koha e transparencës politike të BE-së, se me çfarë asociacioni kemi të bëjmë konkretisht, nëse dëshirojnë të eliminojnë luftën e re shqiptaro-serbe në rajon. Nëse Asociacioni është jashtë normave të kushtetutës tonë, atëherë nuk duhet pranuar në asnjë mënyre një asociacion i tillë, që paraqet herë do kur rrezik për shpërbërjen e shtetit multietnik të Kosovës, sipas Planit të Marti Ahtisarit”, thekson Mulliqi.

Analisti përmend edhe kreun i republikës Serpska në Bosnjë, Millorad Dodik dhe deklaratat e tij për Serbinë e madhe, duke e quajtur atë dhe Vuçiqin “argatë të Putinit”.

Sipas tij, Vuçiq përçon mesazhe lufte dhe ai është rrezik për paqen.

“ Se Vuçiqi dhe Dodik janë aleate dhe argatë të Putinit e kanë dëshmuar shumë herë me vizitat e tyre në Moskë zyrtare dhe me deklarimet politike. Dodik jo që po kërkon shkëputjen e Republika Srpsa nga BH-ja, por po deklarohet haptazi për formimin e Serbisë së madhe, çka mori kritika verbale , por jo edhe masa te rrepta nga BE-ja dhe Amerika. Bandat e tyre po operojnë për këtë qëllim në Bosnjë, Mal të Zi dhe në Kosovë. Serbisë nuk i intereson asnjë asociacion, vetëm ai i vitit 2013, që është një tjetër Republika Srpska në Kosovë. Vuçiqi përfundimisht po përçon mesazhe lufte, duke promovuar çetnikizmin përmes promovimit të bustit të Drazha Mihaloviqit, dhe asnjë reagim ndaj kësaj ngjarje nga BE-ja. Relativizmi i të gjitha këtyre që i potencova dhe shumë të pathënave me këtë rast për regjimin kriminal të Vuçiqit, paraqesin rrezik për paqen në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Vuçiqi është njeriu i gjenocidit dhe i spastrimeve etnike në Bosnjë dhe në Kosovë, me rastin e shpërbërjes së ish –Jugosllavisë, tjetër ai nuk bëhet”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat