Draft-statuti për Asociacionin është kushtetues/ Tali: Kosova nuk dyshon në diplomacinë amerikane - A do ta pranojë Serbia?

Politika

Draft-statuti për Asociacionin është kushtetues/ Tali: Kosova nuk dyshon në diplomacinë amerikane - A do ta pranojë Serbia?

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:32
Jeff Hovenier

Çështja e Asociacionit po vije duke u ‘ngushtuar’.

Sot amabasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin.

Lidhur me këtë analisti Driton Tali ka thënë se Amerika deri tani nuk na ka dhënë asnjë arsye për të mos i besuar.

“Ngase nuk e kam parë atë draftë - statut, andaj nuk kam si ta jap ndonjë mendimin të bazuar.

Megjithatë, duke u nisur nga marrëdhëniet e veçanta që i kemi kultivuar tashmë me ShBA'në, unë duhet t'i besoj Ekselencës Tij, ambasadorit Hovenier, sepse deri tashti nuk na kanë dhënë asnjë arsyje për të dyshuar në diplomacinë amerikane”, thotë ai.

Por, Tali thotë se nëse e shohim këtë nga ana e Serbisë, kjo është një punë koti sepse Serbia nuk do ta pranojë një Asociacion të tillë.

Ai me ngulm thekson se nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij synimet i kemi diametralisht të kundërta.

“Sidoqoftë, tashti nëse e shoh nga perpektiva e Serbisë, këtë që e ka deklaruar Ekselenca e Tij, ambasadori Hovenier, unë e shoh këtë si punë koti, sepse "kjo Serbi" nuk do ta pranojë një "Zajednicë" të tillë.

Atë që jam duke e thënë në vazhdimësi, e siç thuhet, "do me m'dal goja mas veshit": nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sepse synimet i kemi diametralisht të kundërta! Serbia synon ta zhbëjë Republikën e Kosovës e ne ta funskionalizojmë dhe zhvillojmë.

Të paktën derisa të jetë kjo gjeopolitikë nuk do të ketë marrëveshje. Sepse derisa Vuçiçi të mbështetet nga Putini ai do të vazhdojë me këtë avaz.

E kur Putini do të humb në Ukrainë atëhere rregullat e lojës pritet të ndryshojnë”, përfundon Driton Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat